Futboll

Albert Dabiqaj, ylli i xhiros XI

Federata e Futbollit të Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall, vazhdojnë të ndajnë çmimin “Ylli i Javës”. Ky çmim për javën e 11-të në Albi Mall Superligë i është ndarë futbollistit të FC Drita, Albert Dabiqaj.
Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit. Ky komision vendosi që çmimi “Ylli i Javës” për xhiron e njëmbëdhjetë t’i takojë Albert Dabiqajt, i cili ishte lojtari kyç i skuadrës së tij, FC Drita, me dy gola dhe performancë perfekte në fitoren kundër ekipit kryeqytetas, FC Prishtina (3:0).

Pasi mori këtë çmim, Dabiqaj u shpreh i lumtur që u vlerësua si më i miri i javës:
“Ndeshja kundër Prishtinës është gjithmonë derbi. Ne po vininim nga 3 barazime, por dje me shumë angazhim, sakrificë dhe mund arritëm ta mposhtim Prishtinën, me anën e punës që kemi bërë në stërvitje.
Synimi ynë dihet, të shpallemi kampion dhe nuk kemi asnjë tjetër në mendje. Atmosfera në ekip është e mrekullueshme. Kemi një shtab teknik dhe lojtarë të mrekullueshëm, teksa për kryesimin dihet se sa janë të sinqertë me lojtarët.Të shpallesh më i miri i javës është privilegj dhe kënaqësi. Falenderoj bashkëlojtarët, stafin e trajnerëve dhe komisionin për vlerësimin. Ky çmim më jep më shumë motiv për ndeshjet e ardhshme.”
 tha ai për faqen zyrtare të FFK-së.

You Might Also Like