Gjilan

Albin Devaja i fton në drekë deputetët nga Gjilani, të përjetojnë edhe kundërmimin e Stanishorkës

 

Ka disa herë që deputetët e Kosovës nuk po arrijnë t’a votojnë një ligj, ku është paraparë ndër të tjera edhe një grant milionësh për Gjilanin, nëpërmjet të cilit do të realizohej impianti për ujërat e zeza.

 

Deputetët nga Gjilani, që jenë pjesë e shtëpisë më të madhe në vend, gjithnjë po deklarojnë se janë pro këtij ligji, i cili çuditërisht kur po vije koha nuk po votohet edhe atë tash po duket sheshazi se interesat partiake po janë më të mëdha se ato shtetërore e të qytetarëve.

Albin Davaja, qytetar nga Gjilani, ka gjetur një mënyrë të mirë për të vetëdijesuar deputetët nga Gjilani. Ai i ka ftuar ata në një drekë në lagjen e tij në rrugën “Halim Aga”, e cila shtrihet përgjatë lumit Stanishorka, që tash me mbulimin e Dobrushës, ka marrë primatin e kundërmuesit më të madh në Gjilan.

 

Ja postimi i plotë i Albin Devajës, i cili thekson se ky apel nuk është politik, por se vetëm ka të bëjë me mosvotimin e sotëm të këtij ligji në Kuvendin e Kosovës.

 

Ftesë publike për Deputetët e VV nga Gjilani.

Deputetët e VV nga Gjilani, desha t’i ftoj për drekë në lagjen time Rr. Halim Aga për rreth lumit Stanishorka, të drekojmë së bashku dhe ta shohin ata vetë se çfarë gabimi kanë bërë sot. Besoj dhe shpresoj që kësaj ftese ti përgjigjen sepse vetëm atëherë e kuptojnë se ku jetojnë fëmijët tanë dhe ndoshta pendohen për veprimet e tyre!

 

You Might Also Like