Gjilan

Reagim i degës së LDK-së në Gjilan pas shternjëtimit të faturës për grumbullimin e mbeturinave

Dikur Gjilani ka pasur kryetar të komunës, drejtor te Zhvillimit Ekonomik, Komision të Aksionerëve të ndërmarrjes publike Ecohigjiena, Bordin e Ecohigjienës dhe, parasegjithash, ka pasur dije dhe vullnet për bashkëpunim me bashkëaksionarin Ecohigjiena.
Edhe atëhere ka pasur probleme e çështje, madje edhe më të rënda se kjo e shtrenjtimit të shërbimeve që po ndodhë në këtë fillimvit.
Për çdo problem dhe çështje është reaguar menjëhere me profesionalizën dhe me vullnet të mirë.
Edhe pse e patëm trashëguar këtë partneritet nga mu këta të cilët sot kinse po reagojnë pas shtrenjtimit, e kemi bërë më të mirën e mundshme  gjatë qeverisjes sonë e që objektivi kryesor ka qenë për shërbime të mira ndaj qytetarëve gjithnjë duke e ruajtur edhe çmimin e shërbimeve. Duhet rikujtuar se edhe atëher ka pasë tendenca të tilla, mirëpo bashkë me partnerin i kemi tejkaluar.
Duke qenë në qeverisje dhe duke funksionuar të gjitha organet komunale, komisioni dhe bordi në asnjë rast nuk kemi pasur nevojë për seanca të jashtëzakonshme sepse çështjet janë zgjidhur me koncenzus dhe me kompetencë, pa pasur nevojë për populizëm në Kuvend.
Edhe sot Gjilani ka kryetar të Komunës, drejtor te Zhvillimit Ekonomik, Komision të Aksionarëve të  Ecohigjienës, Bordin e Ecohigjienës dhe pjesën e saj të aksioneve, mirëpo Gjilani sot nuk ka dije dhe vullnet që të përballet me këso çështje si kjo e Ecohigjienës.
Është e arsyeshme në njëfar mënyre opozita të kërkojë seancë të jashtëzakonshme, mirëpo krejtësisht e pakuptueshme është pozita me thirr seancë të jashtëzakonshme, duke qenë se e ka të gjithë aparatin e nevojshmëm dhe me kompetencë edhe për këtë çështje. Mirëpo, po duket se kjo aparaturë komunale – shtetrore është formuar sa për t’u paguar e jo edhe për të punuar.
Shpresojmë të jetë ngopur qytetari i komunës sonë me këtë populizëm mashtrues, fillimisht duke i ngritur tatimet, energjinë elektrike, shërbimet e Ecohigjienës dhe të tjera shërbime, dhe pastaj kinse po organizojmë seanca të jashtëzakonshme ku do të vajtojnë qytetarin me lotë krokodili.
Keni marrë besim qytetar, keni struktura komunale dhe organe kompetente, prandaj kryeni punët dhe leni vajtimet.
Opozita e ka punën e vet e ju e keni tuajën.

You Might Also Like