Shkruan: Tefik Selimi
Poetët janë krijues të çuditshëm në jetë. Ata e jetojnë jetën me art, vargje, rima, tema, motive, por e jetojnë jetën me shpërfaqjen e shpërthimeve të tyre të brendshme. Pra, janë çudi e botës. Janë krijesa me dhunti të rralla arti. Ata janë frymorë të çuditshëm në jetë. Ata e shohin botën krejtësisht tjetër nga të ”tjerët”. Sytë e tyre janë të “mëdhenj” dhe shohin shumë “sende” që njeriu i rëndomtë nuk i vëren. Pra, ata janë pak sa “hyjnorë”, sepse e shohin botën krejtësisht ndryshe nga të tjerët…
Pra, janë hyjnor dhe mrekulli e jetës dhe e botës. S’ka me poetët! Zoti ua ka falë dhunti të rrallë të të shprehurit artistik. Fjala e tyre ka peshë dhe ka bukuri arti. Kjo bukuri e tyre arti, merr dhenë dhe bëhet varg që josh botën e artdashësve…
Kështu është bota e poetëve. Botë magjike dhe interesante. Sa e sa vepra janë shkruar nga poetët tanë. E ato vepra e hijeshojnë botë e njerëzimit. Këta dhe vetëm këta janë krijesa hyjnore e botës njerëzore.
Edhe Ali Huruglica është njëri nga poetët e dalluar të jetës letrare. Ai e ka dashur vargun poetik, atë që e ka shkruar dhe e ka “flijuar” në vepra. Nuk ka më madhështore se t’i këndosh vendit, atdheut e popullit të tij. Ali Huruglica është njëri nga ata që ka kënduar më bukur se krejt të tjerët. Ky poet është i lidhur me jetën e bariut, fshatit, malësorit, por është i lidhur me zogun, kaçubën, malin, lumin, yllin, bilbilin, pulëbardhën, plakun, zamarën, lahutën, malësorin, princeshën, drerin, ëndrrën, qershijat e me shumë motive të tjera.
Ali Huruglica është i lindur më 11.X. 1930 në Gjyrishec të Dardanës. Fëmijërinë e pati interesant dhe joshëse si fëmijë. Deri në moshën 12-vjeçare, Aliu jetoi si bari dhishë e delesh. Thonë se, shkrim-leximin poeti e mësoi si bari. Shkollën fillore e kreu vonë, si 17 vjeçar, më 1947. Kreu Shkollën Normale në Prishtinë dhe Akademinë Pedagogjike – Gjuhë dhe letërsi shqipe, në Shkup. Aliun e gjejmë me ditar si mësues në Tërpezë, Kabash, Zhegoc, Livoçl, Studençan dhe në Gjilan. Përherë u ka rrëfyer fëmijëve për pishtarët e dijes. Sikur bota e fëmijëve e bëri të jetë i ngrohtë në jetë e letërsi.
Në vitet 1971/72 bëhet gazetar i gazetës “Flaka e vëllazërimit dhe bashkëpunëtor i revistave “Gëzimi” e “Fatosi” që dilnin atë kohë në Shkup. Vjershën e parë e ka botuar në “Pionieri”, më 1956. Në Gjilan emërohet derjtori i bibliotekës “Fan S. Noli”, ku zhvilloi aktivitet të pasur në programin e përhapjes së librit. Më 1973/74, ai e themeloi shkollën “Letrarët e vegjël”. Nga ky aktivitet botoi dy numra të revistës për fëmijë “Ylberi”.
Botoi këso kohe librin “Libri që po shkruhet”, me punime letrrare të antëtarëve të Klubit letar të qytetit, Gjilanit. Ai nuk u ndalë së shkruari vepra letrare në poezi e prozë, por edhe për fëmijë. Ndër veprat e tij janë: “Zani i zamarës”, “Kaçuba”, Ylli m’ka tregue”, Këngët e plakut me
lahutë”, “Pulëbardha”, “Shkurtabiqi zemërartë”, “Zogu i bardhë”, “Zhita me yll”, “Bilbili i gëzimit”, “Kthimi në fëmijëri”, “Qershija me çadër”, “Këngët e shkronjave”, “Vjersha të zgjedhura”, “Princi i trëndafilave”, “Dreri në mal”, “Jasteku i ëndrrave” dhe vepra e fundit e botuar pas vdekjes së tij me titull: “Duar të bardha”.
Ky autori yni është përfaqësuar në antologji e leksione letrare. Nga vetë titujt e veprave vërehet bota e veçantë poetike dhe shumë tërheqëse për të vegjëlit. Sikur bota e tij poetike rrjedh si nëj gurrë mali, plot ujë freskie, që në jetë sjell gazine jetës, gazin e dritës. Poeti Ali Huruglica i këndoi më shumë vendlindjes. S’ka dyshim se ky poet i ëmbël ka hyrë në botën e kalamajve, i adhuruar ng fëmijët. Ai, në një rast, ka kënduar kështu: “Gollak, unë jam gurra jote e argjentë, Që derdhi vargje për ty!”
Këto vargje janë plot lirizëm i holl dhe i çiltërt shpirtëror. Në vargjet poeti shpalosi botënee tij t etur për vendin e indjes. , për të parët që janë jetuar në ato male e shkrepa jete. Vargjet e Huruglicës janë “rrëfenjza” jete. Janë me kolirit të ambientit autokto.
Krijuesi ynë për fëmijë, Odhise Grillo, në një rast pati shtuar për poetin Ali Huruglica: “Një vjershë pa fabulë e me vargje të përgjithshme nuk e emocionon të vogëlin, ajo kaoon pa u ndier, pa lënë mbresa”. Kjo është fakt. Poezia e Huruglicës është një gurrë që lë mbresa dhe ka pranim artistik, si shton poeti: “N’krahët tuaj dua t’fluturoj, o pisha/Dhe për ju natë e ditë të këndoj…”.
Edhe studiuesi i letërsisë për fëmijë, Dr. Faik Shkodra, duke bërë fjalë për poezinë e këtij poeti, ka shtuar: “Ali Huruglica i deshi shumë fëmijët se vetën. Ai këndon më tepër për anët e mira të jetës së fëmijëve e më pak për anët e shëmtuara të saj”. Pra, arti i magjeps fëmijët, që është gëzimii parë i familjes. Poeti, shton: “”S’është shtëpi/ aty ku s’luajnë fëmijët”. Dhe, i tillë qe Ali Huruglica, icili krijoi vargje të sinqerta për të gjithë fëmijët e botës, duke mos i gënjyer ata në jetë. Ja si është porosia në vargjet e tij: “Më mirë sy me sy/ e zemra pa dry/ se sa pas shpinës/ e tjetri lëndinës…/ Kur të bëj ndonjë gabim/ n’sy më thotë babi im; – dëgjo, or ti shoq/ – treni yt sot ka hyrë n’kollomoq”!
Ali Huruglica mbetet ndër poetët e rrallë të poezisë sonë për fëmijë. Aliu ishte e mbeti poeti ilirizmit të hollë e i ndjenjës së ngrohtë të vjershërimit të tij poetik. Ishte i tëri njeri, kriues e pedagog i rrallë i jetës arsimore. Gjilanasit krenohen me veprën e tij jo vetëm si njeri, por edhe si shkrimtar i rrallë i jetës letrare tek ne. Ali Huruglica vdes në dhjetor të vitit 1996 në Gjilan nga një sëmundje e rëndë e mushkërive.