Aganspahic i cili realizoi tre gola në fitoren e “kuqebardhëve” në Drenas (2:3) është vlerësuar nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit, në përbërje të Skender Kapra, Rifat Nasufi dhe Agim Xhakolli për të marrë këtë epitet.
Pasi mori këtë çmim, Aganspahic u shpreh i lumtur që u vlerësua më i miri i javës:
“Së pari dua të falënderoj bashkëlojtarët dhe stafin për ndihmën e tyre që të arrij këtë çmim. Ishte një ndeshje shumë emocionuese. Gjatë gjithë lojës ishim në disavantazh, por në pjesën e dytë u treguam më ofanzivë, më agresivë dhe arritëm të shënojmë tre gola. Jam shumë i lumtur për këtë, veçanërisht për dy golat e parë si dhe për golin vendimtar në sekondat e fundit të ndeshjes. Ende jemi në luftë, ende po luftojmë për objektivat tona. Po luftojmë për vendin që na çon në Evropë dhe do të japim maksimumin për ta arritur atë”, tha ai për faqen zyrtare të FFK-së.