Futboll

Almir Ajzeraj nënshkruan me FC Drita

 

Klubi Futbollistik “Drita” ka zyrtarizuar transferimin e tretë në afatin kalimtar të janarit. Pasi zgjatën duart me Astrit Fazliun dhe Kastriot Rexhën, ish-kampionët e vendit arritën marrëveshje edhe me sulmuesin e talentuar Almir Ajzeraj, raporton Gazetasheshi.com.

22 vjeçari nga kryeqyteti ka ‘firmosur’ për dy vite e gjysmë me ‘bardhekaltërit’ nga Gjilani, teksa lajmi i zyrtarizua nga faqja zyrtare e klubit në rrjetin social “Facebook”.

Ajzeraj së fundmi ishte pjesë e Skënderbeut të Korçës, por ish-reprezentuesi i moshave të Kosovës nuk gjeti hapsirat e duhura në formacion, prandaj vendosi që të rikthehet sërish në Kosovës.

Ai më parë ishte gjithashtu pjesë e klubeve kosovare si Flamurtari dhe Ballkani.

Ndryshe, Ajzeraj pritet që të debutojë me Dritën gjatë kësaj jave në dy ndeshjet miqësore të cilat do ti zhvillojnë ndaj Shkupit dhe ndaj Dardanës.

Në fundin e muajit janar, gjilanasit do të marrin rrugë drejt Turqisë për të zhvilluar fazën finale të përgatitjeve.

/Gazeta Sheshi/

You Might Also Like