Futboll

Altin Aliu largohet nga SC Gjilani

Altin Aliu është futbollisti i radhës që ka vendosur të mbyll bashkëpunimin me SC Gjilanin. Sulmuesi i talentuar, i cili doli nga Shkolla e Futbollit e këtij klubi ka njoftuar se ka ndarë rrugët me klubin e fëmijërisë, raporton Gazetasheshi.com.

21 vjeçari ka falenderuar drejtuesit e klubit dhe grupin e tifozëve “Skifterat” për mbështetjen.

“Pas një kohe të gjatë të kaluar në klubin ku mora hapat  parë, u zhvillova si lojtar dhe provova ndjenjën “Si të bëhesha kampion”, erdhi koha ti ndajmë rrugët, për shkak të mos interesave të përbashkëta. Që tani e tutje jam futbollist i lirë. Falenderoj presidentin Florim Zuka për korrektësinë e treguar, si dhe gjithashtu grupin e tifozëve “Skifterat” për përkrahjen”, deklaroi Aliu.

Foto: Altin Aliu

Aliu ishte pjesë e skuadrës kampione të 19 vjeçarëve të Gjilanit dy edicione më parë, duke qenë njëri ndër më të mirët në ligë.

Edicionin e kaluar ishte pjesë e Vllaznisë së Pozheranit, ndërkohë që për gjashtë muaj ishte i huazuar edhe te Bashkimi i Koretinit.

Gjatë ditëve në vazhdim mbetet për tu mësuar e ardhmja e sulmuesit të talentuar të Gjilanit.

/Gazeta Sheshi/

You Might Also Like