Almir Kryeziu vishet bardhë e kaltër
Sulmuesi këmbëshpejtë Almir Kryeziu është përforcimi më i ri i Dritës, i cili më parë ishte pjesë e KF Arbëria.
Marrëveshja është arritur sot pas një takimi në mes të lojtarit dhe drejtorit sportiv të klubit z. Valon Zymberi ku i pranishëm ishte edhe presidenti i klubit z. Flamur Bunjaku i cili e konkretizoi marrëveshjen.
Kryeziu i cili së fundmi ishte edhe pjesë e përfaqësueses së Kosovës U21, ka lidhur kontratë me klubin për tre vitet e ardhëshme dhe do të shtojë edhe më shumë konkurencën në ekip.
Almiri do ti bashkohet menjëherë ekipit dhe të vazhdojë punën nën urdhërat e trenerit Nuhiu.
Mirë se vjen Almir??
FC DRITA⚪️?