Futboll

Gjilani shijon fitoren

Skuadra e Gjilanit duke e mposhtur Drenicën me rezultat 1-2 [Besfort Dervishaj 45+5’ – Shend Kelmendi 1’, Baton Zabërgja 81’], arriti fitoren e parë në pranverë.

Gjilani që në minutën e parë të ndeshjes, kaloi në epërsi me golin e shënuar nga Shend Kelmendi nga distanca, duke e shfrytëzuar daljen e gabuar të Arlis Shalës.

Skuadra nga Skënderaji në minutat shtesë të pjesës së parë, e barazoi rezultatin me Besfort Dervishaj, që shënoi me kokë pas një harkimi të Shkëlzen Lushtakut.

Drenica në minutën e 81’ u ndëshkua nga ish-lojtari i tij Baton Zabërgja, i cili shënoi pas një asistimi nga gjysma e fushës nga Elton Cale, dhe kështu pëfundoi ndeshja në favor të Gjilanit.

Gjilani gjendet në pozitën e tretë me 32 pikë, kurse Drenica me 20 pikë gjendet në zonën e kuqe të Superligës.

Në xhiron tjetër Gjilani do të përballet me Trepçën’89, derisa Drenica udhëton në Malishevë.

You Might Also Like