Futboll

Anëtari i Komitetit në Federatën e Futbollit të Kosovës, Naser Ajeti, uron FC Dritën për titullin e kampionit

Anëtari i Komitetit Ekzekutiv në Federatën e Futbollit të Kosovës, Naser Ajeti, ka uruar klubin futbollistik FC Drita për shpalljen kampion të edicionit 2024-2025 në Superligën e Kosovës. “Bardhekaltrëve të Dritës ua uroj titullin e katërt në historinë e klubit. Futbollistët e Dritës gjatë gjithë kampionatit kanë dëshmuar cilësi të larta, si në fushën e blertë, ashtu edhe në organizimin e brendshëm të klubit. Me shumë respekt për të gjithë futbollistët, tifozët ‘Intelektualët’, stafin teknik dhe drejtuesit e klubit, ju përgëzoj për këtë sukses të merituar,” është shprehur Ajeti. Ai më tej ka theksuar se FC Drita është një përfaqësuese e denjë jo vetëm në garat kombëtare, por edhe në ato evropiane. “Edhe në kampionatet e ardhshme ju uroj të ruani këtë nivel cilësie. Do të jemi përkrah jush edhe në garat evropiane, ku do ta përfaqësoni jo vetëm klubin tuaj, por edhe futbollin e Kosovës në përgjithësi. Gëzuar dhe festofshi gjithmonë!”, thuhet në mesazhin urues të Naser Ajetit.

You Might Also Like