Muzikë

ANSAMBLI I KËNGËVE DHE VALLEVE ,,GJILANI” PJESËMARRES NE ,,FESTIVALIN E KËNGËS QYTETARE ” TEUTA” TETOVË 2018

 

Pas aktiviteteve dhe sukseseve te shumta te kohëve te fundit, ANSAMBLI GJILANI” ishte pjese edhe e Festivalit tradicional te këngës qytetare Teuta ne Tetove, i cili u mbajt ne kuadër te festave te nëntorit ne qytetin e Tetovës. Me një kolazh këngësh te përzgjedhura nga mjeshtri gjilanas Z.Murat Ismajli nen shoqërimin e orkestrës profesioniste te përbëre nga Bekim Rexhepaj,Burhan Azizi,Besim Baftiu,Arsim Baftiu,Fazli Berisha ku këngëtarët gjilanas: Qemajl Musliu,Remzi Leka,Nazim Gagica,Nehat Ferati,Meti Maloku,Eronita Qerimi dhe Adnan Leka, dhanë gjithçka nga përvoja e tyre për te paraqitur sa me mire vlerat e tona kombëtare dhe për ta kënaqur publikun artdashës tetovar qe ishte ne mase te madhe prezent.

Këto ngjarje kulturore janë shume te domosdoshme për ruajtjen dhe kultivimin e këngës sonë ,një falënderim te veçantë për organizatoret për pritjen e jashtëzakonshme dhe qe po arrijnë me shume mund te mbahet ky festival dhe festivale tjera ne qytetin e Tetovës.

ANSAMBLI GJILANI po vazhdon përgatitjet ne kushte jo te mira për programet e ardhshme sepse kemi disa ftesa, por do te shikojmë mundësitë financiare nëse do te kemi mbështetje nga institucionet tona.

You Might Also Like