Muzikë

Ansambli Gjilani fitues i tri çmimeve të rëndësishme në Festivalin e Këngëve dhe Valleve Popullore “Kaçaniku 2022”

Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Gjilani” është kthyer nga Kaçaniku ku ishte pjesëmarrës në Festivalin mbarëkombëtar ,, KAÇANIKU 2022”

Ansambli ,,GJILANI” pati paraqitje të suksesshme dhe nga juria profesionale u vlerësua me çmimet: 1. Ndër tri Ansamblet më të mira të Festivalit. 2.Lumturie Shabani këngëtarja më e mirë 3. Rina Berisha valltarja më e mirë, me ç‘rast i falënderojmë jurinë për vlerësimin.

Para një publiku të shumtë e artdashës , u interpretuan valle burimore të udhëhequra me mjeshtri nga valltari i njohur Z.Rifat Idrizi e valle koreografike me motive Kosovare dhe këngë te përzgjedhura nga këshilli artistik i Ansamblit, me veshje kombëtare dhe kolorit të shkëlqyer dhe u prit jashtëzakonisht mirë nga publiku.

Këngët e interpretuara nga vajzat tona Lumturie Shabani dhe Finesa Selimi, pastaj nga këngëtarët: Arbër Maliqi, Afrim Haziri, Nehat Ferati, Meti Maloku, Eroll Ahmeti, bënë që programi ynë artistik të kurorëzohet me vlerësimin e merituar si nga juria profesionale ashtu dhe nga gjithë artdashësit në përgjithësi.

Orkestra profesionale e udhëhequr nga mjeshtri gjilanas Z.Murat Ismajli i dha ngjyrën e mrekullueshme gjithë programit tonë artistik.

Kjo pjesëmarrje e Ansamblit Gjilani në këso lloj ngjarjesh kulturore konsiderohet shumë e dobishme për shkëmbimin e eksperiencave te të rinjtë ku iu dha mundësia që të shkëmbejnë përvoja dhe vizione të ndryshme mes tyre.

Pjesëmarrja e Ansamblit si përfaqësues i Komunës së Gjilanit ishte jashtëzakonisht e suksesshme dhe dinjitoze.

Falënderim i veçantë për organizatorët në krye me drejtuesin e festivalit Z.Afrim Fuga dhe Kryetarin e Komunës së Kaçanikut z. Besim Ilazi për organizimin e shkëlqyer dhe pritjen e jashtëzakonshme.

Pjesëmarrja e AKV “Gjilani” në këtë Festival është mundësuar nga kontributi i jashtëzakonshëm i anëtarëve të ansamblit.

Ansambli ynë po vazhdon intensivisht punën me synimin që të ruhen dhe të kultivohen vlerat e tona tradicionale dhe shpirtërore, me shpresën që në të ardhmen mbështetja do të jetë edhe më e fuqishme nga institucionet tona.

You Might Also Like