Sportet me dorë

Antigonë Veseli  zgjidhet anëtare në bordin e Federatës së Volejbollit të Kosovës

Antigonë Veseli është anëtarja më e re e Bordit të Federatës së Volejbollit të Kosovës (FVK) në mbledhjen e fundit që është mbajtur në Holiday Resort.

Ajo është propozuar nga KV Drita, drejtues të të cilit janë shprehur të lumtur për këtë zgjedhje.

Klubi i Volejbollit Drita në konkurrencën e meshkujve ka dalë me një njoftim ku ndër të tjera është shkruar:

Me kënaqësinë më të madhe ju njoftojmë se me propozimin e klubit Drita Meshkujt, përfaqësuesja e klubit, Antigonë Veseli është zgjedhur anëtare e bordit në Federatën e Volejbollit të Kosovës.

Në kuvendin e punës dhe zgjedhor, i cili u mbajt dje në ambientet e Holiday Resort, Antigona u bë anëtare e re e bordit me më së shumti vota nga delegatet e klubeve të pranishëm në kuvend (29 vota), andaj jemi falënderues dhe mirënjohës ndaj secilit prej jush që i besuat një mandat të ri 4 vjeçar.

I urojmë kryetarit, Bahri Gjinovci për rizgjedhjen në krye të FVK-së dhe njëherit i urojmë shumë suksese në vazhdimësi gjithë stafit të FVK-së./kryelajmi.com/.

You Might Also Like