Viti

Apel nga Drejtoria për Bujqësi e Komunës së Vitisë – MOS NDEZNI ZJARRE!

Të nderuar qytetarë, Drejtoria për Bujqësi e Komunës së Vitisë ju drejtohet me një apel urgjent dhe të sinqertë, pas situatës shqetësuese të krijuar nga zjarret në komunën tonë. Vetëm sot, në Komunën e Vitisë, janë djegur mbi 40 ari grurë, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe rrezikuar seriozisht jetën dhe pronën e qytetarëve. Jemi në kulmin e sezonit të verës, me temperatura të larta dhe thatësi të theksuar, të cilat rrisin në maksimum rrezikun e përhapjes së zjarreve në arat, livadhet, pyjet dhe hapësirat e tjera të hapura. APELOJMË me ngulm të gjithë qytetarët që: Të shmangin çdo lloj ndezjeje në ambient të hapur, përfshirë djegien e mbeturinave, kashtës apo çdo aktivitet tjetër që mund të shkaktojë zjarr. Të lajmërojnë menjëherë në rast se vërejnë ndonjë zjarr ose rrezik për zjarr. Të ndihmojnë në parandalimin dhe shuarjen e zjarreve në fazat e para, kur kjo është e mundur pa rrezikuar veten. Për raste emergjente, lajmërohuni menjëherë në këta numra: Emergjenca – 112 Zjarrfikësit – 193 Policia e Kosovës – 192 Ndihma e Shpejtë – 194 Të gjitha thirrjet janë pa pagesë. ⚠️ Kujdes: Zjarrvënia e qëllimshme apo nga pakujdesia është vepër penale dhe ndëshkohet me ligj. Të dashur qytetarë, toka është pasuria jonë e përbashkët. Ruajeni nga zjarri, sepse një pakujdesi e vogël mund të kthehet në një katastrofë të madhe. Ju falënderojmë për mirëkuptim dhe bashkëpunim. Drejtoria për Bujqësi Komuna e Vitisë.Aziz Zuka

You Might Also Like