Viti

Gjithçka gati për tu shënuar 16- vjetori i shtetit të Kosovës

Ne Viti sot eshtë mbajtur  mbledhja e këshillit Organizativ për shënimin e 17 shkurtit –Ditës së Pavarësisë së Kosovës.

Ne takim zv.kryetari i komunës Hasan Aliu ka theksuar se kjo është një ditë e veçantë për qytetarët e Kosovës dhe komunës së Vitisë, andaj me respektin më të madh për të gjithë ata që sakrifikuan për këtë ditë do të shenojmë edhe në Viti 16 vjetorin e themelimit të shtetit të Kosovës.

Në anën tjetër edhe kryesuesi i Kuvendit Komunal, Bekim Azizi, theksoi se kjo datë është historike për ne prandaj ne si kuvend kemi përgatitur gjithçka për mbajtjen e seancës solemne.

Ndërsa drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport në komunën e Vitisë, Valmir Sahiti, ka njoftuar për ecurinë e përgatitjeve dhe agjendën e aktiviteteve që do ta karakterizojnë këtë eveniment. Ai tha se edhe këtë vit festën e Pavarsisë së kosovës, Vitia do ta shënoj me shumë aktivitete kulturore e sportive.

Nga ana e sigurisë në këtë takim ka folur edhe kapiteni Afrim Halili i cili u shpreh se ne si polici, jemi gati në aspektin e sigurisë dhe mbajtjen e rendit, në këtë ditë të veçantë për shtetin e Kosovës.

Të pranishëm në këtë takim ishin edhe kryetari i OVL të UÇK-së Abdyl Bajrami, drejtori i Shërbimeve Publike, Basri Aliu, drejtori i Administratës komunale, Skënderbe Hebibi dhe drejtoresha e QKMF-së në Viti Vjollca Kadolli.Aziz Zuka

You Might Also Like