Futboll

Arb Manaj, sulmuesi që shënoi në të tri garat evropiane

Ka vite që Drita nuk ka pasur një sulmues më të kompletuar se Arb Manaj. Sulmuesi me origjinë nga Klina po kalon një formë të mrekullueshme këtë sezon, duke shkëlqyer në çdo garë ku ka luajtur.

Ai ka shënuar gol në Ligën e Kampionëve, në Ligën e Evropës, në Ligën e Konferencës  dhe në Superligën e Kosovës.

Manaj ka shënuar në të gjitha garat ku ka marrë pjesë skuadra e Dritës, duke u shndërruar në armën kryesore të ekipit gjilanas.

27-vjeçari nuk është thjesht një “numër nëntë” që qëndron në zonën kundërshtare. Ai dallohet për luftën e madhe në çdo cep të fushës — nga mbrojtja, në mesfushë e deri në sulm.

Me grintë, karakter dhe përkushtim maksimal, Manaj është shembulli i një futbollisti që jep gjithçka për fanellën e Dritës.

Arb Manaj, mbreti i golit i Dritës dhe sulmuesi më i kompletuar në futbollin kosovar. /gazetaolle.com/.

You Might Also Like