Përlepnica është fshat me histori, me traditë, me njerëz punëtorë e intelektual të veçantë, të cilët gjithmonë janë kryengritur në çeshtjet e padrejtësive dhe keqqeverisjeve.
Takimi me Nëndegën e Përlepnicës është dëshmia më e mirë e një pasqyrimi reflektiv mbi dëshpërimin që kësaj pjese ju ka bërë për katër vite nga pushteti aktual.
Qytetarët e kësaj pjese i kanë pasur dyert e mbyllura të komunës.
Kërkesat e tyre kanë hasur në vesh të padëgjueshëm, e mbi të gjitha, pritshmëritë e tyre ju kanë shpërblyer me mjerim politik.
Nëndega Përlepnicë konfirmoi edhe njëherë që banorët e Përlepnicës janë duke u organizuar dhe mobilizuar fuqishëm për zgjedhjet e 12 tetorit, me bindjen e plotë se ndryshimi është i domosdoshëm dhe se ai mund të bëhet vetëm kur jemi bashkë.
Unë i falënderojë shumë për angazhimin dhe besimin.
Me këtë frymë dhe entuziazëm bashkëpunimi, Përlepinca do të jetë ndër shtyllat e fitores më 12 tetor.