Gjilan

Përlepnicasit ankohen se uji po u rrjedh me ngjyrë “çokolate”

Ka disa ditë që një pjesë e fshatit Përlepnicë të Gjilanit furnizohet me ujë të ndotur nga ujësjellësi i qytetit, kurse qytetarët këtë problematikë e konsiderojnë si tejet shqetësuese. Një gjë e tillë u ndodhi edhe këtë të premte, kurse siç thekson Fazli Fazliu nga fshati Përlepnicë banorët nuk janë në dijeni për arsyen e një gjëje të tillë. Ai pohon se Kompania “Hidromorava” së paku është dashur që t’i informojë qytetarët para se uji t’u bëhet “çokolatë” siç thonë ata, aq më tepër që këta banorë janë pagues të rregullt.

“Unë personalisht paguaj çdo muaj 40€ ujin dhe me Kompaninë e Ujit “Hidromorava” kam lidhur kontratë për shkak të borxhit të akumuluar që nga pas lufta”,  thekson Fazli Fazliu, i cili shton se ishte ankuar disa herë, mirëpo nuk ankesa e tij nuk ishte shqyrtuar andaj ishte i detyruar ta bëjë marrëveshjen për shlyerjen e borxhit.

Fazliu shprehet se ka disa vite që ai nuk e konsumon këtë ujë për pije, por se furnizohet me ujë nga fshati Hogosht.

KRU “Hidromorava” për fundvit kishte dalë me një video ku vitin 2023 e kishin cilësuar si të jashtëzakonshëm për KRU “Hidromorava”, duke theksuar se kanë  punuar jashtëzakonisht shumë për të përmirësuar shërbimet ndaj konsumatorëve, infrastrukturën të ujësjellësit si dhe performancën e kompanisë.

Se cila ishte cilësia e ujit që rridhte nëpër çezmat e përlepnicasëve më së miri mund të shihet nga video e mëposhtme:

You Might Also Like