
Së bashku me kandidaten për Asamblenë Komunale, Nerife Fetahu, patëm kënaqësinë të vizitojmë “Grande Mall”, një prej investimeve më të mëdha në Gjilan që ka ndryshuar pamjen e qytetit tonë.
Me mbi 20 mijë metra katror hapësirë afariste, më shumë se 380 vende parkimi dhe me punësim për mbi 500 punëtorë, kjo qendër ka sjellur brende të njohura vendore dhe ndërkombëtare, duke e kthyer Gjilanin në një pikë të rëndësishme tregtare.
Vëllezërit Selimi, Xhelali, Derguti, Bajari dhe Kadrushi, pas suksesit të madh që e nisën që në vitin 1992 me kompaninë “Calabria”, po dëshmojnë edhe një herë se vizioni dhe guximi i tyre janë vlera që krijojnë punë, zhvillim dhe mundësi të artë për qytetin.
Ky është shembull se si investimet serioze e ndryshojnë realitetin dhe na japin besim se e ardhmja e Gjilanit mund të ndërtohet mbi punë të mëdha.
Në qeverisjen e ardhshme, ne ua japim fjalën tonë se do ta keni mbështetjen dhe dyert e hapura, sepse investimet e tilla janë model i zhvillimit dhe garanci për të ardhmen e qytetit tonë.

Bashkë me kandidatet tanë për Asamble Komunale, Driton Nuhiu dhe Florina Jerliu, vizituam Ndërmarrjen Publike Lokale “Tregu”.
Falënderuam nga zemra Kryeshefin Ekzekutiv, z. Avdyl Jerliu, dhe gjithë punëtorët e kësaj ndërmarrjeje, të cilët me mund e përkushtim çdo ditë përkujdesen që qyteti ynë të jetë i pastër, i rregulluar dhe i denjë për secilin qytetar e vizitor.
Ata janë heronjtë e heshtur të Gjilanit tonë të cilët nuk flasin shumë por e kryejnë detyrën e tyre me shumë dashni për ambientin e përgjithshëm të Gjilanit.
Për ne, ky angazhim është një vlerë që duhet respektuar dhe mbështetur.
Në qeverisjen tonë të ardhshme, do t’i kemi dyert e hapura për bashkëpunim, sepse besojmë se një qytet i pastër është pasqyra më e mirë e kulturës dhe dinjitetit të një populli.
Gjilani meriton shumë më shumë, dhe së bashku do ta bëjmë Gjilanin e ri qytet për të cilin do të na kenë lakmi të gjithë.
