Pronarët Refik dhe Feti Bajrami nga Gjilani, po bëjnë histori suksesi në fushën e përpunimit të metalit me kompaninë e tyre “RB Metal”, ku përgjatë një viti arrijnë kapacitet të lartë prodhues me rreth 800 ton shitje në vit.
Puna e jashtëzakonshme e këtij biznesi është shembulli më i mirë se si me angazhim, me djersë e me përkushtim të jashtëzakonshëm, gjenerohen vende pune dhe ndërtohet ekonomia e qytetit tonë.
Si qeverisje e ardhshme, zotohemi që do të jemi pranë bizneseve të tilla sepse zhvillimi i konceptit për “Gjilanin e Ri”, duhet të kalojë përmes mbështetjes së prodhuesve dhe hapjes së mundësive të reja për të rinjtë tanë.
Faleminderit shumë “RB Metal” për vullnetin tuaj të jashtëzakonshëm.
Do të jemi bashkë në çdo betejë në të mirë të zhvillimit të bizneseve tona, e në të mirë të ndriçimit të rrugës së qytetarëve tanë.