Gjilan

Arbër Ismajli edhe zyrtarisht kandidat i LDK-së për kryetar të Gjilanit

ARBËRI PËR GJILANIN
Të dashur qytetarë dhe mbështetës,

Sot, në mbledhjen e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, me unanimitet të plotë, votuam dhe zyrtarizuam ekipin tonë për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Pas një procesi të brendshëm konsultativ, të ndërtuar mbi besim, unitet të plotë si rrallëherë më parë; dhe përkushtim të sinqertë, LDK sjell para qytetarëve më të mirët që ka – një ekip përfaqësuesish të jashtëzakonshëm, me dije dhe me vizion të qartë për zhvillimin e qyteteve tona.
Disa prej tyre janë udhëheqës të dëshmuar – figura që kanë rikthyer besimin në qeverisje, që kanë mbrojtur dinjitetin e qytetarëve dhe kanë sjellë projekte e zhvillim konkret në komunat e tyre. Të tjerët janë energjia e re që vjen me pasionin e ndryshimit – njerëz që janë gati të marrin përgjegjësi atje ku sot mungon dija dhe drejtimi.

Ky është ekipi ynë për zgjedhjet lokale të vitit 2025:

✅ Përparim Rama – PRISHTINË
✅ Imri Ahmeti – LIPJAN
✅ Xhafer Gashi – OBILIQ
✅ Besnik Osmani – FUSHË KOSOVË
✅ Ekrem Hyseni – PODUJEVË
✅ Gazmend Heta – DRENAS
✅ Xhafer Tahiri – VUSHTRRI
✅ Gëzim Plakolli – MITROVICË
✅ Gazmend Muhaxheri – PEJË
✅ Ilir Ferati – ISTOG
✅ Bexhet Xheladini – DRAGASH
✅ Driton Selmanaj – PRIZREN
✅ Ardian Shala – SUHAREKË
✅ Visar Azemi – FERIZAJ
✅ Kastriot Shabani – SHTIME
✅ Valmir Ahmeti – SHTËRPCE
✅ Sokol Haliti – VITI
✅ Arbër Ismajli – GJILAN
✅ Bajrush Ymeri – NOVOBËRDË
✅ Ruzhdi Shehu – JUNIK
✅ Shefqet Shehu – GJAKOVË
✅ Jeton Mushkolaj – DEÇAN
✅ Burim Krasniqi – RAHOVEC

Në ditët në vijim, do të zyrtarizojmë edhe kandidatët tanë për Malishevë, Klinë, Kamenicë dhe Kaçanik; siç do të finalizojmë dhe listën e mbi 994 këshilltarëve lokal me të cilet garojmë në zgjedhjet lokale në të gjitha komunat.

Me këtë ekip, dhe me përkrahjen e qytetarëve tanë – LDK është gati. Të kthejmë përgjegjësinë, të rikthejmë shpresën.

Le të fitojmë!

You Might Also Like