Gjilan

LDK: VAZHDON AVARIA NË SISTEMIN ARSIMOR NË GJILAN

Komunikatë e degës së LDK-së në Gjilan.
 Sot, në komunikatën e parë për këtë vit duam që qytetarit të Gjilanit, t’i bëjmë me dije se mbarëvajtja e procesit mësimor në shkollat e Gjilanit po vazhdon të jetë shqetësuese. Kjo për shkak të shkeljeve ligjore që janë bërë në procedurat e rekrutimit të mësimdhënësve në konkursin e fundit.
1. Moscaktimi i komisionit sipas udhëzuesit administrativ 7/2017 me ç’rast nuk u respektua neni 7 pika 1 e cila përcakton afatin për themelimin e komisionit përzgjedhës që është tri ditë pas shpalljes së konkursit por drejtoresha e themelon këtë komision jashtë këtij afati.
Drejtoresha,  padrejtësisht i jep të drejtën ekskluzive vetëm njërit anëtar të komisionit për ta përpiluar testin me shkrim dhe ky pasi përpilon këtë test jep dorëheqje e që pas lë dyshimet për shpërndarje testi sepse pas dorëheqjes ai nuk ka më përgjegjësinë e tij si anëtar i komisionit.
Drejtoresha sipas informative që kemi, padrejtësisht ka marrë rol ekzekutiv në komision duke i fotokopjuar këto teste me shkrim. Andaj kjo konsiderohet si ndërhyrje e palës së tretë në komisionin rekrutues. E gjitha kjo sipas dispozitave ligjore sanksionohet me anulimin e procedurave rekrutuese dhe këtë është dashtë ta bëjë Kryetari i Komunës.
2. Tejkalimi i afatit të shpalljes së rezultateve përfundimtare për listën e ngushtë për testim me shkrim sipas udhëzuesit administrativ 7/ 2017  neni 9 pika 5.
3. Ndërhyrja e palës së tretë në procedurat e konkursit. Drejtoresha Albana Demiri jep vetë informatë në faqen zyrtare të Komunës për arsyet e vonesave në shpalljen e rezultateve për listën e ngushtë për testin me shkrim por që duhet të jetë detyrë dhe përgjegjësi e Kryetarit të Komisionit të cilin ajo vet e ka zgjedh.
4. Shpallja e vendimit për pranimin e kuadrit mësimor sipas konkursit me ç’rast komisioni në kundërshtim me udhëzimin administrativm shpallë vetëm listën e të pranuarve pa vendet e punës. Komisioni nuk ka specifikuar se cili kandidat është i pranuar  për pozitën – vend i lire e cili për pozitën – zëvendësim.
Drejtoresha sipas vlerësimit të saj ka dhënë kontrata të përhershme kandidatëve që në vlerësimin e komisionit kanë marrë më së paku pikë e atyre me më së shumtim ju ka dhënë kontratë për zëvendësim. Kjo ka bërë që edhe pas dy javësh, drejtoria e arsimit nuk ka mundur të caktoj vendet e punës për të pranuarit sipas konkursit. E tërë kjo ka bërë që në shkollat e Gjilanit të humbin mësim nxënësit e këtyre shkollave:
1. THIMI MITKO- 2 javë matematikë
2. ZIJA SHEMSIU- 2 javë gjuhë shqipe
3. Rexhep Elmazi – 2 Javë Biologji
4. SADULLAH BRESTOVCI- 2 javë gjuhë shqipe
5. SELAMI HALLAQI- 2 javë histori dhe 2 javë gjuhë shqipe
Dhe disa shkolla tjera.  E tërë kjo si pasojë e mosrespektimit të udhëzimeve administrative dhe mos përkushtimit të drejtorisë Komunale që të zëvendësojnë mësimdhënësit që janë në pushime mjekësore  apo pushime tjera të parapara me ligj.
Klo dukuri e humbjes së orëve në këtë formë nuk mbahet në mend të ketë ndodhur  në historikun e arsimit në Gjilan pas vitit 2000.
Komisioni për arsim i LDK. e sheh si pengesë të mbarëvajtjes së procesit mësimor vetëm Drejtoreshën e Arsimit, Albana Demiri dhe paralajmëron situatë edhe më shqetësuese në sistemin arsimor në Gjilan nëse vazhdon ky trend i zhvillimeve me:
1.Moskordinim të brendshëm në Drejtorinë Komunale të Arsimit i përcjellë me mosdelegimin e përgjegjësive nga drejtoresha  për zyrtarët arsimor duke ua marrë kompetencat për t’i bartë  tek asistenti i saj me kontratë të përkohshme i cili punësohet para punëtorëve që kanë punuar qoftë si praktikant  qoftë si punëtorë me kontratë të përkohshme e qoftë edhe si punëtorë  vullnetarë e kjo rezulton se  asistenti i tij është aktivist i VV  dhe këtë drejtoresha e ka mbivendos  mbi të gjithë  zyrtarët  arsimor dhe me këtë rast  injoron zyrtarët  dhe nuk respekton autoritetin e tyre  të përcaktuar  me ligjin për zyrtarët publik.
2.Mosrespektim të Udhëzuesit Administrativ, drejtoresha ka bërë edhe kur nuk u konsultua  me zyrtarët ligjor  që ka DKA dhe për pasojë ka shkaktuar këto shkelje administrative.
3.Mospërkushtimin në punë e përcjellë me neglizhencë të paparë ndonjëherë në DKA.
4. Me  injorancën filozofike të Drejtoreshës dhe Kryetarit të Komunës që me këtë rast po i bëjnë arsimit dhe për këtë  vlen t’ua themi që të dyve këtë thënie të SOKRATIT
 “ EKZISTON VETËM NJË E MIRË, E QUAJTUR DITURI DHE, VETËM NJË E KEQE E QUAJTUR INJORANCË “
Komisioni për Arsim i LDK-së në Gjilan

You Might Also Like