Mikpritje e jashtëzakonshme në Bresalc
Bresalci na bashkoi në takimin e rëndësishëm madhështor me qytetarët e saj, dhe me bashkëqytetarët nga Poneshi, Vërbica e Zhegoci, Kishnapole, Zhegoci, Sllakoci e Gadishi.
🙌🏼Në një atmosferë shpresdhënëse, festive dhe kryengritëse, këta qytetarë të lënë krejtësisht në harresë nga qeverisja aktuale, kanë vendosur që zëri i tyre të mos lihet tutje nën mëshirën e fatit, por të ndëgjohet dhe vlerësohet nga ana e qeverisjes sonë të ardhshme.
Janë besatuar drejtë vizionit dhe misionit tonë të ardhshëm për një qeverisje të drejtë, më parimore e më institucionale.
✨Ishte një takim i madh, me plot zëra e zemra që bashkohen për projektin Gjilani i ri.
Fjalët dhe duartrokitjet e tyre janë forca ime më e madhe për të vazhduar këtë rrugëtim të përbashkët.
Ju falënderoj nga zemra për besimin e sinqertë dhe për mbështetjen e parezervë që po na e jepni kudo që shkojmë.
🤝🏽Bashkë, jo vetëm që do ta ndryshojmë Gjilanin, por do ta bëjmë qytetin tonë vend ku secili do të ndihet krenar e i lumtur me qeverisjen e re me qytetarët.
🙏🏼Faleminderit shumë Bresalci, Poneshi, Vërbica e Zhegoci, Kishnapole, Zhegoci, Sllakoci e Gadishi.
Ju jam mirënjohës për jetë e mot për mbështetjen e jashtëzakonshme.
Gjithmonë, do të mbeteni krahë imi i djathtë për punë të mëdha e për punë të hajrit për Gjilanin e ri!
#BashkePerFitore👓
#GjilaniPertej
#ArberIsmajli #113