Të nderuar qytetarë, miq e bashkëpunëtorë,
Në këto momente të vështira për familjen tonë, dua të shpreh falënderimin tim më të sinqertë për të gjithë qytetarët që morën pjesë dhe ndanë dhimbjen me ne në varrimin e kunatës sime, të ndjerës Afërdita Agushaj Ismajli. Prania juaj ishte ngushëllim dhe mbështetje e madhe për familjen tonë.
Falënderim i veçantë për Shkollën e Muzikës, për subjektet politike, qytetarët, Institucionet Lokale, Këshillin e Bashkësisë Islame me imamët e nderuar, si dhe për partnerët tanë të jashtëm dhe të gjithë ata që na qëndruan pranë me fjalë, mesazhe dhe lutje.
Njëkohësisht, ju njoftojmë se të pamet mbahen nga dita e nesërme, për tri (3) ditë radhazi, nga ora 09:00 deri në 17:00, në Restorantin “Nora” në Dardania I.
Mirënjohje e veçantë për secilin prej jush. Solidariteti dhe humanizmi juaj janë vlera që nuk harrohen asnjëherë.
Me respekt,
Arbër R. Ismajli



