Gjilan

Ministri Mbrojtjes Armend Mehaj viziton familjen e dëshmorit Ibrahim Uruqi-Hushi

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj me bashkëpuntorë, sot ka vizituar familjen e dëshmorit Ibrahim Uruqi-Hushi.
Ministri Mehaj ka theksuar se të jetosh për atdheun dhe në shërbim të tij atëherë jeta merr kuptinin e saj të vërtetë,
“Kështu ishte Ibrahimi, ai qysë herët filloi me aktivitetin e tij që nga shkrimi i parullave e demostratave gjerë tek kyqja në UQK. E gjithë veprimtaria e tij kishte një qëllim, për Kosovën e lire.
Pikrisht janë njerzit sikur Ibrahimi që me shembullin e tyre na treguan e mësuan se si sakrifikohet për atdheun, duke i falë gjithqka atij e duke mos kërkuar asgjë. Kjo është dashuria ndaj atdheut.
Të biesh heroikisht për lirinë e popullit tënd është fundi më krenar që mund të kesh.
Lavdi Ibrahimit dhe gjithë dëshmorve të kombit”, theksoi Mehaj.

Familjarët e dëshmorit të kombit Ibrahim Uruqi-Hushi, kanë falenderuar Ministrin Mehaj për vizitën e bërë në familjen e tyre, duke theksuar se Ibrahimi ishte i popullit dhe për popullin ra në altarin e lirisë.

You Might Also Like