Gjilan

Arbër Ismajli takon prodhuesit e ujit

Fabrika e Ujit “Dea” është ambasadori më i mirë i përfaqësimit të qytetit tonë në mbarë botën dhe të Republikës sonë, në veçanti.
Jemi të lumtur dhe krenar saherë që jemi në vizitë në Fabrikën e Ujit “Dea”, e cila drejtohet nga ndërmarrës të lindur, të cilët ujin e bekuar të Republikës sonë e kanë shndërruar në brend botëror🙏🏼.
Me teknologjinë më të fundit gjermane, “Dea” arrin të prodhojë rreth 20 mijë shishe në orë, duke e dëshmuar fuqinë dhe standardet më të larta të prodhimit modern.
Ajo që na bën edhe më krenarë është fakti se “Dea” furnizon me ujë edhe ushtrinë më të fuqishme në botë, Ushtrinë Amerikane.
Ky është tregues i madh se një biznes vendor, me punë dhe përkushtim të veçantë, arrin të përfaqësojë Kosovën e shqiptarët në mbarë botën, madje edhe përmes superfuqisë ushtarake amerikane.
Mirënjohje dhe falënderim i veçantë për mikpritjen dhe modelin frymëzues të suksesit që dëshmon se gjithçka është e mundur kur ka vizion dhe vendosmëri.
🙌🏼”Dea” është flamurtare e suksesit shqiptar në botë. Ky është shembulli më i mirë se nga Gjilani mund të lindin histori që furnizojnë edhe botën me super brendet e saj!

You Might Also Like