



Mbrëmje mbresëlënëse në fshatin Haxhaj,
Çfarë ndjenje dhe çfarë kënaqësie të takohem me disa prej banorëve të fshatit Haxhaj, njerëz të ndershëm, punëtorë dhe me shpirt të madh, që e duan vendin dhe jetojnë çdo ditë me shpresën për një Gjilan të ri më të zhvilluar.
Mbrëmjen e kaluar pata takim të sinqertë e miqësor, dëgjova nga afër sfidat e tyre, nevojat që i prekin përditë, por edhe shumë ide të vlefshme për përmirësimin e jetesës në fshat.
Banorët e Haxhajt janë model i njerëzve që nuk kërkojnë shumë, por, kërkojnë drejtësi, punë, rrugë të mira dhe përkujdesje nga komuna.
U premtova se në qeverisjen tonë të ardhshme, asnjë fshat nuk do të mbetet anash.
Haxhaj, ashtu si çdo cep i komunës, do të ketë vëmendjen dhe investimin që meriton.
Faleminderit për pritjen e ngrohtë, për fjalët e sinqerta dhe për besimin që po na jepni çdo ditë!
Bashkë për një Gjilan të ri më të barabartë, më të zhvilluar dhe më të bashkuar!

Sot së bashku me kandidaten tonë për Asamblenë Komunale, Gresa Avdiun, patëm nderin e veçantë të jemi pranë një emri të madh, një force që bëhet simbol i krenarisë sonë qytetare, SC Gjilani.
Ky klub sportiv është histori e pastërt, pasion, sakrificë dhe krenari gjilanase.
Është fryma e qytetit tonë që pulson në çdo ndeshje, në çdo gol, në çdo moment që i bashkon mijëra zemra rreth një qëllimi të vetëm, dashnisë për Gjilanin!
Faleminderit nga zemra, drejtuesve të klubit, drejtorit gjeneral Syart Rrahmanit, menaxherit të klubit Drilon Sylejmanit, stafit të klubit dhe futbollistëve, për pritjen e ngrohtë dhe përkushtimin e madh që e japin çdo ditë për këtë fanellë.
Ju jeni modeli më i mirë i punës, disiplinës dhe dashnisë për qytetin.
Një falënderim i veçantë dhe me shumë respekt shkon për tifozët legjendarë, SKIFTERAT!
Ju jeni zemra që rreh më fort në çdo ndeshje, zëri që nuk ndalet kurrë, dhe forca që e ngrit SC Gjilanin në majat e krenarisë. Pa ju, kjo histori s’do të kishte të njëjtin kuptim.
Në vizionin tim për Gjilanin e ri, sporti dhe tifozët do të jenë gjithmonë të mbështetur.
Sepse aty ku ka pasion, bashkim dhe dashni për qytetin, aty lind suksesi i vërtetë i projektit të Gjilanit të ri.
