Futboll

Aron Rashiti, futbollist me të ardhme të ndritur

Aron Rushiti, talent i futbollit, i cili është i lindur dhe jeton në Luzern në Zvicër, në shtetin helvetik po konsiderohet si talent i madh i futbollit dhe ky i ri i është rrekur punës duke mos kursyer mund e djersë për të arritur qëllimin që i ka dhënë vetes.

Pos punës së madhe që e bënë në Zvicër, ai sa herë që vije për vizitë në Kosovë, nuk i lë anash stërvitjet dhe edhe sivjet në Gjilan, për tre javë radhazi është stërvitur me ish-futbollistin e njohur e tashti edhe trajnerin e analistin Arben Zeqiri, në punë me të cilin në masë të konsiderueshme ka përforcuar teknikën me dhe pa top, si dhe ka punuar për të  i zhvilluar aftësitë psiko-fizike: forcën, shpejtësinë, qëndrueshmërinë, koordinimin, precizitetin, ekuilibrin dhe elemente të tjera të futbollit modern.

“Aroni ka qenë futbollist i ekipit SC KRIENS U15, derisa tani është pjesë e FC LUZERN U16, dhe po ashtu kandidat serioz për të qenë pjesë e ekipit kombëtar të Zvicrës U16”, thekson trajneri Arben Zeqiri, që ka shtuar se Aroni është një talent premtues, i cili me punë e përkushtim dhe me mbështetjen e madhe që ka të familjes sigurisht që do të arrijë suksese kulmore.

Ndryshe, Aron Rushti është futbollist i lindur më 2010 dhe zakonisht në shtatë vitet e fundit sa herë që vije në Kosovë stërvitet me trajnerin Arben Zeqiri, i cili teksa flet për aftësitë dhe shkathtësitë e këtij futbollisti thekson se prej tij pritet shumë në të ardhmen e ai ka çka të mësojë nga ish-futbollisti Arben Zeqiri. I cili gjatë kohës sa ishte lojtar aktiv kishte një teknikë të përsosur, gjë e cila e karakterizon edhe Aron Rashitin, i cili pa dyshim se do të ketë një të ardhme të ndritur në futboll.

You Might Also Like