Shkruan: Magbule Xhemaili
GJIMNAZI NATYROR ”XHAVIT AHMETI”GJILAN
“ Art në maskë ”
Dhuratë nga nxënësit e Gjimnazit Natyror “ Xhavit Ahmeti ” – Gjilan për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “ Nagip Rexhepi ” – Gjilan.
Gjatë pandemisë COVID – 19, maskat mbuluan jo vetëm fytyrat tona, por edhe emocionet dhe përditshmërinë tonë. Për ta kthyer këtë përvojë të rëndë në një formë shprehjeje dhe reflektimi, lindi ideja e projektit “Art në maskë”, nën udhëheqjen e profesoreshës së artit figurativ Magbule Xhemaili, e në bashkëpunim me profesoreshën e psikologjisë Vjollca Zymberi Devaja. Nxënësit e klasëve të dhjeta ilustruan 240 maska me motive të lira, duke përdorur teknika të ndryshme si akrilik, kolazh, tempera dhe flomasterë. Maskat u qepën së bashku për të krijuar një instalacion kolektiv – simbol i kohës, kujtesës dhe shpresës.
Kjo vepër vazhdon të pasurohet herë pas here me maska të reja të pikturuara nga nxënës të tjerë të shkollës sonë, duke e mbajtur gjallë frymën krijuese dhe kujtimin e kësaj periudhe.
Kjo vepër dhurohet me mirënjohje të thellë për personelin shëndetësor të QKMF-së, në shenjë falënderimi për sakrificën dhe përkushtimin e tyre gjatë pandemisë.
Gjilan, Shkurt 2022