Arti pamor

MONOGRAFI GJITHËPËRFSHIRËSE “ Mr. Sc AVNI Xh. BEHLULI, SHKOLLA E MESME E LARTË E ARTEVE PAMORE “ADEM KASTRATI” NË GJILAN, 2011 -2022″

MONOGRAFI GJITHËPËRFSHIRËSE

RECENSION PËR MONOGRAFINË: “ Mr. Sc AVNI Xh. BEHLULI, SHKOLLA E MESME E LARTË E ARTEVE PAMORE “ADEM KASTRATI” NË GJILAN, 2011 -2022

Prof. Dr. Hivzi Muharremi

Monografia e “Shkollës së Mesme të Lartë e Arteve Pamore “Adem Kastrati” e autorit Avni Behlulit, e cila kohë më parë është përgaditur për botim dhe ndërlidhet me përvjetorin e hapjes së këtij institucioni arsimoro – kulturor në qytetin e Gjilanit. Pra, kjo monografi botohet në vigjilien e 10 vjetorit të funksionimit si shkollë e dytë profesionale artistike në Kosovë. Ndonëse Shkolla e parë e Arteve aplikative ka qenë e hapur në Pejë dhe në atë kohë gëzonte reputacion të lartë në të gjitha qendrat e ish Jugosllavisë.
Monografia nga autori është konceptuar përmes: Hyrjes; Portretit të Adem Kastratit; dhe dy kapitujve: ku në:
Kapitullin e parë janë të përfshirë temat si nënkapituj: Historiku i shkollës-ideja për shkollë të artit figurative; Lojwra të ndryshme në dëm të talentëve të rinj; Data të rëndësishme mbi historikun e shkollës; Hapja-mbyllja e drejtimeve; Drejtorët e shkollës së bujqësisë “Arbëria”.
Autori Avni Behluli pas hyrjes, tekstin e monografisë e fillon me emrin e piktorit, doajenit të arteve pamore shqiptare Adem Kastratin, i cili tërë jetën e vetë ja ka përkushtu pikturës. I ka takuar brezit të parë të artistëve figurativ kosovarë. Pra, autori i monografisë Behluli e bënë një prezantim të gjerë të krijuesit që nga jetëshkrimi e deri tek veprat e fundit të realizuara ku e arrinë edhe “vulën” e stilit të vetë origjinal që nga koloriti struktural e deri tek temat e trajtuara autoktone të nënqiellit kosovar. Andaj, në mënyrë unanime si nga grupi inicues poashtu edhe nga strukturat komunale dhe republikane Shkolla e Mesme e Arteve emertohet me emrin e piktorit të mirënjohur Adem Kastrati. Ndërsa kapitullin e parë e fillon me historikun e shkollës, për idenë e shkollës së artit figurativ. Ku nisma e hapjes së kësaj shkolle padyshim, ishte meritë e madhe të ca anëtarëve të Shoqatës së Artistëve Figurativ dhe pedagogëve entuziast të cilët më 1995 e themeluan Këshillin e parë inicues për themelimin e Shkollës së Arteve, në përbërje: Kryetar i këshillit piktori Prof. Demush Haziri, anëtarët: prof. Avni Behluli- skulptor, prof. Luan Shahiqi- piktor, prof. Qamil Llapashtica- grafist, prof. Zejnulla Zejnullahu- piktor dhe Prof Nagip Berisha. Më vonë ky grup u zgjerua me emrat e Rrahim Bajrami, Filloreta Maliqit, Jeton Mujës, Roland Masurica, Bekim Korca, Artan Hajrullahu, detyra e të cilëve ishte që para strukturave komunale ta arsyetojnë Projektin e Shkollës. Ndërsa më 10.3.2010, formohet Këshilli tjetër inicues me anëtarët, për themelimin e kësaj shkolle në përbërje: Avni Behluli, Rasim Vllasaliu, Nagip Berisha dhe Inspektori Regjional i Arsimit, Riza Fazliu, ku u pritën në zyrën e drejtorit të DKA-së drejtori z. Ismajl Kurteshi. Edhepse në fillim strukturat asimore kanë qenë në dilema të mëdha për një propozim të tillë gjithnjë duke menduar se një shkollë ekzistuese sic ishte ajo e Pejës është e mjaftueshme për shkollimin e talentëve nga të gjitha qendrat e Kosovës dhe më gjerë. Mirëpo me një angazhim të jashtzakonshëm nga antarët e grupit nismëtar e vecanërisht nga autori i monografisë Prof. Avni Behluli arrijnë që këtë ide ta jetësojnë, dhe në qytetin e Gjilanit si qendra kryesore e Anamoravës ku fluksi më i madh i nxënësve pikërisht do të jetë nga tri qendrat: Presheva, Bujanovci dhe Medvegja. Gjithashtu ndikim të madh ka pas edhe funksionimi i suksesshëm i Shoqatës së Artistëve Figurativ të regjionit të Gjilanit dhe numri jashtzakonisht i madh i talentëve që do frekventojnë në këtë shkollë profesionale artistike. Gjithashtu duhet cekur edhe kontributin e madh të ish Kryetarit të Komunës së Gjilanit Z. Qemajl Mustafes. Ku sot në përvjetorin e saj është pasqyra më e qartë e tërë veprimtarisë së saj artistike dhe në tërësi e ka arsytuar misionin e saj arsimor artistik. Pra, në ketë kapitull kryesisht bëhët fjalë për nismën e hapjes së shkollës së artit e cila fillon me hapjen e Drejtimit të Dizajnit të Tekstilit në Shkollën e mesme të Bujqësisë “Arbëria” me 1999. Ndonëse ishte mjaftë paradoksale një fillim në një ambient shkollor dedikuar kryesisht për nxënësit që vijonin mësimin nga fusha e bujqësisë dhe në kushte tejet të pavolitshme duke filluar nga kthinat hapësinore të nënkulmit të objektit. Aty fillet e para të artit grupi i 20 nxënësve të pranuar nga pedagogët artist do t’i mësojnë elementet e para artistike sidomos të elementeve të linjës, formës, ngjyrës dhe kompozicionit e mandej do futen në përvetësimin e njohurive nga lëndët specifike profesionale të tekstilit. Në këto kushte dhe rrethana te objektit të shkollës së bujqësisë drejtimi i dizajnit do të funksionoj deri në vitin 2011/12 kur hapet Shkolla profesionale artistike e artit me 3 drejtime: Pikturë, Dizajn grafik dhe Dizajn veshje. Autori Avni Behluli në mënyrë shumë të sinqertë i ka shprehë edhe momentet jo të mira me zyrtarët e institucioneve të ndryshme, sidomos me ata të shkollës bujqësore ku me vështërsi të madhe arrinë ta hap drejtimin e parë të dizajnit të tekstilit pikërisht në objektin e kësaj shkolle apo sic thotë në mes të tjerash autori i monografisë për peripecitë e shumta që kishte me shumë subjekte të asaj periudheje: …”Me ardhjen e drejtorve tjerë në Shkollën e Bujqësisë, këtij drejtimi dhe kërkesave të pa rreshtura për drejtime te reja e deri në themelim të plotë të Shkollës së Lartë të Arteve Pamore “Adem Kastrati” ishin kohë të zymta. Lëre që nuk e përkrahnin idenë për hapje të drejtimeve të reja, por jo rrallë edhe e kanë mbyllur atë ekzistues, ku edhe profesori në fjalë ka përjetuar momente të pahijshme. Autori i këtij shkrimi kërkonte të hapen edhe drejtime tjera të artit pamor (kjo ishte kërkesë e Shoqatës së Artisteve Figurativë dhe nxënësve talent të Anamoravës). Drejtori i Shkollës së Bujqësisë, ia kthente: …“ O Avni B. këtu është shkollë e bujqësisë, e nëse don shkollë të artit shkoni në Pejë mbaroni”. Pra, në këto kushte dhe rrethana tejet të pavolitshme për atë kohë autori i monografisë bashkarisht me grupin inicues me entuziazëm dhe përkushtim të madh i janë qasur tërë kësaj sfide për ta hapur ketë institucion shkollor artistik tejet të domosdoshëm për shkollimin e nxënësve talent që kishin dëshirë të madhe të njihen me bukuritë estetike të veprave të realizuara dhe për t’i përfituar njohuritë e para që nga nisma e elementeve figurative e deri të drejtimet e pikturës, dizajnit grafik, dizajnit të tekstilit. Megjithatë me një punë të paprajshme arrijnë ti hapen drejtimet profesionale artistike dhe të konstitohen si shkollë e vecantë e Arteve pamore me godinën e tyre ku ambientet e brendshme eskluzivisht shërbejnë për lëndët profesionale si klasa-atelje e pikturës, vizatimit, tekstilit, grafikës dhe lëndëve profesionale teorike. Gjithashtu në këtë kapitull autori e vë në spikamë edhe nënkapitujtë tjerë sic janë: Data të rëndësishme mbi historikun e shkollës; Hapja- mbyllja e drejtimeve; Drejtorët e shkollës së bujqësisë “ Arbëria” Cdo nënkapitull përvec tekstit me argumente dëshmuese paraqet edhe riprodhime, artikuj nga autorë të ndryshëm që kanë shkruar dhe botuar në revista të ndryshme ditore e deri tek drejtorët që fillojnë nga themelimi shkollës bujqësore e deri në hapjen e Shkollës profesionale të Arteve Pamore “Adem Kastrati”
Në kapitullin e dytë 2011-2022, autori i monografisë Avni Behluli kryesisht e trajton pavarësimin e Shkollës së Lartë të Mesme të Arteve Pamore “Adem Kastrati” dhe njëherit ketë kapitull autori e mbarshtron me këto tema: Një falenderim duhej ta bënin; Dokumente, fascimile origjinale; Dita e parë e shkollës së pavarur, 05. 09. 2011; Projekti ideor i shkollës; Drejtorët e shkollës “Adem Kastrati” Personalitetet që kontribuan në themelimin e shkollës; Biografit e kuadrove që punuan në shkollën “Adem Kastrati”; Fotografi nga aktivitete te ndryshme të shkollës; Regjistri i nxënësve sipas gjeneratave dhe viteve 1999 – 2011; Regjistri i nxënësve pas pavarësisë 2011 – 2022; Biografitë e personelit mësimor dhe udheheqës; Monografia përmbyllet me jetëshkrimin-biografinë e autorit.
Pra, kryesisht autori kapitullin e dytë e fillon me dokumente, faksimile origjinale të cilat i kanë shërby për një pavarsim dinjitoz nga shkolla e Bujqësisë dhe në këtë rrugëtim të gjatë dhe me punë të palodhshme dhe në asnjë moment të pandërprer nga ideja për themelim e këtij institucioni arsimor profesional autori ia arrinë që me datën 01.09.2011 ta pavarësoj nga SHM e Bujqësisë ”Arbëria” Gjilan. I tërë ky shtegtim i gjatë që nga hapja e drejtimit të parë të dizajnit të tekstilit në këtë shkollë e deri tek pavarësimi i plotë në ate të arteve autori e ilustron-dëshmon me dokumente të shumta drejtuar instancave të ndryshme që nga ato komunale e deri tek ato republikane, përkatësisht Ministrisë së Arsimit të Kosovës. Kjo arritje e synimeve të kahmotshme të artistëve figurativë të Gjilanit e posacërisht nismetarit Prof. Avni Behluli më së miri dëshmohet edhe në dokumentin e datës së lartëcekur me rastin e pavarësimit të shkollës, ku në mes të tjerash autori Behluli shprehet me këto fjalë:.. “Është dita më e lumtur e imja për plot 25 vjet përvojë pune në arsim, por do të konsideroja se kjo datë është e lumtur edhe për të gjithë talentët e artit, prindërit, qytetarët dhe institucionet arsimore të Gjilanit e Kosovës. Gjilanit (Anamoravës), iu shtua edhe një vatër diturie, një cerdhe artistësh të së ardhmes”. Për realizimin e këtij projekti padyshim që merita të mëdha kishte edhe Qemajl Mustafa, Kryetar i Komunës së Gjilanit dhe padyshim ishte personaliteti më meritor për themelimin e Shkollës së Arteve Pamore të Gjilanit, ku sot, kjo shkollë me tërë infrastrukturën arkitektonike të një objekti dhe stafin profesional artistik, funksionon dhe shkollon breza e breza të nxënësve talent që kanë qenë dhe janë pjesë përbërse të shkollimit, aftësimit profesional artistik të kësaj shkolle arti, kryesisht për atë regjion të trevës së Anamoravës.
Autori në njësinë e kapitullit Profesorët që kanë punuar në shkollën e mesme të lartë të Arteve Pamore “ Adem Kastrati” Gjilan nga viti 2011 -2022 na jap një pasqyrë të qartë për kuadrin arsimor si dhe cdo lëndë e thekson me orët e mbajtura nga ana e mësimëdhënësit.
Pra, punimi në aspektin metodologjik i përfshin karakteristikat më parësore duke filluar nga kapitulli i parë me nënkapitujtë dhe temat të trajtura rreth historikut dhjetëvjeqar e deri të kapitulli i dytë me shumë shenime dokumentare e deri tek biografitë e Profesorëve të cilët kanë punuar për një kohë më të shkurtër e deri te ata të cilët akoma janë duke i kontribuar Shkollës së Artit “Adem Jashari” në Gjilan. Punimi përfundon me Biografinë e autorit. I tërë ky mbarshtrim i materialit të gjerë i trajtuar në këtë studim monografik do jetë tejet i rëndësishëm në konstituimin e këtij Institucioni arsimor-artistik jo vetëm për qytetin e Gjilanit por për tërë etninë shqiptare.
Dhe në fund, lirisht mund të themi se autori Prof. Avni Behluli, ia ka arritë qëllimit, pikësynimi i të cilit ka qenë që kjo shkollë për vitin jubilar të themelimit të shpërblehet me një vepër gjithëpërfshirëse, të përsonelit mësimor dhe nxënësve që i kanë viju mësimet dhe kanë diplomuar.
Do thënë që nga trajtimi i gjenezës së historikut të Shkollës, autori jo vetëm që e ka konsultuar materialet e shumta të botuara në revista dhe gazeta ditore në Kosovë për këtë institucion arsimor profesional shkollor të arteve pamore, por anën tekstuale të kapitujve i ka ilustruar me foto dhe riprodhime të shumta të ekspozitave duke filluar nga ato kolektive në fund të vitit shkollor si zakonisht që ishin të hapura e deri të fotografitë nga evenimentet e ndryshme të organizuara nga shkolla si në vend-Gjilan poashtu edhe jashta Kosovës. Dalja në dritë e Monografisë padyshim, është një kontribut i madh i autorit dhe sukses i Shkollës së Arteve jo vetëm për Gjilanin por edhe më gjerë.

You Might Also Like