Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Këshilli i Drejtorëve, kanë mbajtur sot mbledhje të rregullt. Me këtë rast u prezantua edhe drejtoresha e re e caktuar për drejtorinë e Arsimit në komunën e Vitisë, Arta Alidema Ajeti.
Kryetari Haliti dhe Këshilli i drejtorëve i uruan mirëseardhje znj. Alidema Ajeti. Përndryshe u bë me dije se znj. Alidema Ajeti është lindur në Pozharan të Vitisë e cila ka përfunduar studimet bachelor në programin “Banka, Financa dhe Kontabilitet” kurse studimet post diplomike- master në programin “Marketing dhe Menaxhim Biznesi”.
Ajo ka punuar në disa pozita të ndryshme si ushtruese e detyrës së drejtorit të çerdhes së fëmijëve “ Gëzimi Ynë” në Viti, pastaj e si zyrtare në pasurisë në drejtorinë për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim në Viti.
Gjithashtu ajo ka marrë pjesë në shumë forume dhe akademi të ndryshme profesionale si për qeverisje lokale dhe të tjera. Ndërkaq në këtë mbledhje u diskutua edhe për punët në drejtorit e ndryshme si dhe për organizimin e manifestimit për nder të 17 Shkurtit-Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Përndryshe me këtë emërim pozitën e drejtorisë së Arsimit përsëri e zë një udhëheqëse femër.Aziz Zuka