Viti

Komuna me masë administrative ndalon reklamimin e bizneseve përmes fletushkave reklamuese

Që nga 1.Nëntori në Komunën e Vitisë, do të ndalohet reklamimi i bizneseve të ndryshme përmes fletushkave reklamuese dhe cdo biznesi dhe subjekti ekonomik i cili provon të bëjë apo të vazhdon këtë reklamim si deri më tash do të sankcionohën nga muaji nëntor.

Për të njoftuar opinion e gjerë rreth kësaj mase sot në Viti Drejtoria komunale e Inspekcionit, ka mbajtur edhe një Konferencë për media në të cilën është konfirmuar një vendim I tillë.
Duke njoftuar gazetarët rreth këtij vendimi , Drejtori i Inspeksionit në Komunën e Vitisë, Skender Ahmeti, ka thënë se nga 1 Nëntori 2019, Inspektorët do të do të gjobisin kompanitë dhe bizneset që shpërndajnë fletushka e broshura për marketing.Ai ka thënë se operatorët që nuk e respektojnë këtë do të gjobiten me 90 euro.Sipas tij reklamimi afarazimit,bizneseve dhe punës së tyre do të konsiderohet ndotje e ambientit, sipas ligjit të mjedisit.

Skender Ahmeti, përmes kësaj Konference tha se “Ju bëjmë thirrje kompanive dhe bizneseve edhe njëherë, që ta ndalin këtë lloj të marketingut , konsiderojnë forma tjera të reklamimit dhe që t’i respektojnë ligjet, udhëzimet administrative dhe rregulloret, në mënyrë që të shmangin gjobat”, tha ai .Sipas tij që nga 1 Nentori inspektorët komunal do të veprojnë sipas Udhëzimit Administrativ 06/2018 për Ndëshkimin me Gjobat mandatore.
“Nga 90 euro gjobë për kompanitë, për secilin rast/lokacion”, sepse ata që shpërndajnë fletushka reklamuese nëpër objekte,lokalitete dhe në mjedise tjera në këtë mynyerë bien ndesh me Udhëzimin administrative nr.06/2018 ku edhe parashihën sankcione. Aziz Zuka

You Might Also Like