Ishte një privilegj i madh të jem pjesë e jurisë së përbërë tërësisht nga femra, profesioniste të fushës së muzikës, që përfaqësonin shtetet e ndryshme të Evropës dhe Ballkanit. Kjo përzgjedhje unike i dha festivalit një dimension të veçantë, duke e bërë këtë edicion jubilar edhe më të paharrueshëm.
Jam ndier e rrethuar me profesionalizëm, pasion dhe përkushtim, ndërsa së bashku vlerësuam talentet e shumta që u ngjitën në skenë.

•
Alika Ajeti – Kategoria 2 → Çmimi Special

•
Dalina Haxhiu – Kategoria 3 → Vendi i Tretë

•
Yllza Hasani – Kategoria 3 → Çmimi Special

•
Ilda Nuhiu – Fituesja e Kategorisë së Tretë, duke rrëmbyer Çmimin Kryesor

•
Ermal Demiri – Fitues i Çmimit Kryesor të Kategorisë së Pestë

Këto rezultate na mbushën me krenari të madhe kombëtare, duke treguar edhe njëherë talentin, përkushtimin dhe nivelin artistik të lartë të artistëve tanë.

Një falënderim i veçantë shkon edhe për kompaninë FronPark, e cila përmes ligjit të sponsorizimit mbështeti disa prej konkurentëve të Delegacionit të Kosovës në këtë përfaqësim shtetëror në Festivalin Ndërkombetar.
Me të vërtetë, ky festival mbetet një nga përvojat më të çmuara dhe një dëshmi se arti dhe muzika na bashkojnë të gjithëve.