Muzikë

Pianistja Puhiza Sadiki shkëlqeu më 2023, por u la anash në përzgjedhjen e më të mirëve

Komuna e Gjilanit, dje kishte organizuar “Më të mirët e vitit 2023” dhe kishe mbajtur një ceremoni për ndarjen e çmimeve shkruan Radio Star.

Ky organizim është kritikuar nga shumë njohësë të fushave të ndryshme në Gjilan, duke thënë se komisionet vlerësuese nuk kanë dijeni në zgjedhjet të cilat i kanë bërë ata dhe kanë lënë jashtë liste shumë meritor të cilët i sollën çmime qytetit.

Puhiza Sadiki, është pianistja më e re gjilanase e cila dje nuk u vlerësua me asnjë çmim në këtë organizim edhe pse qytetit i solli shumë çmime ajo dje u anashkalua nga Komisioni Vlerësues për këtë ngjarje.

Mbi cilat baza dhe kritere janë zgjedhur “Më të mirët e vitit 2023”, kur dihen performancat e plotë sportistëve dhe të tjerëve, por Puhiza Sadiki, e cila ka përfaqësuar Gjilanin dhe Kosovën, në gara të ndryshme nëpër botë dhe në fund asnjë mirënjohje nuk i’u nda asaj, kjo i mbetet në ndërgjegjje Komisionit Vlerësues./radiostar/

You Might Also Like