Gjilan

Arti në shkolla

Bashkë me drejtorin e Arsimit, Shpend Nuhiu, dhe drejtorin për Kulturë, Rini dhe Sport, Kushtrim Zeqiri, zhvilluam një takim koordinues me drejtorët e shkollave të mesme rreth iniciativës “Arti në Shkolla”.
Në këtë takim morën pjesë edhe Kushtrim Jakupi, drejtor i Shkollës së Muzikës, Roland Masurica, drejtor i Shkollës së Artit, si dhe Arton Hoxha, drejtor i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore.
Kjo iniciativë, e nisur para dy vitesh në komunën tonë, ka dhënë rezultate të prekshme dhe jemi të vendosur që ta vazhdojmë edhe në vitet e ardhshme, duke sjellë më shumë art e kulturë për nxënësit tanë!

You Might Also Like