Gjilan

Haziri: Jonuz Musliu krejt jetën e tij ia kushtoi avancimit të të drejtave të shqiptarëve

SAMSUNG DIGITAL CAMERA

Gjilan, 18 janar 2018 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Musliu me rastin e ndarjes nga jeta të veprimtarit të çështjes kombëtare, Jonuz Musliu. Në telegram thuhet:

“U trondita me lajmin për ndarjen nga jeta të veprimtarit të çështjes kombëtare, Jonuz Musliu, i cili ishte kryetar i Këshillit Nacional për Kosovën Lindore dhe në të kaluarën kryetar i Bujanocit.

Do ta kujtoj përgjithmonë për bashkëpunimin e sinqertë për avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Kosovën Lindore, kauzë për të cilën nuk u ndal së punuari deri në momentet e fundit të jetes.

Ngushëllimet më të sinqerta për familjen Musliu, shokët, miqtë e bashkëveprimtarët. Lamtumirë, miku i im”, thuhet ne telegram.​

You Might Also Like