Në Qipro është mbajtur një aktivitet dyjavor në kuadër të Simpoziumit “International Art Resident”, ku ndër artistë pamorë nga shumë vende ka marrë pjesë edhe artisti i ynë i mirënjohur Avni Behluli, i cili në këtë aktivitet ka punuar 33 piktura ne pëlhure dhe letër, 3 vepra të mëdha 170×130 centimetra të ciklit “Udhëtim nëpër kohë” do të mbesin pronë e përhershme e Muzeut të Qipros- Nikozi.
Siç ka theksuar Avni Behluli, piktor, në hapjen zyrtare të ekspozitës, në mënyre solemne certifikatat i ka ndarë ministri i Kulturës dhe rektori i universitetit.
Behluli ka marrë ftesë për të qenë pjesë edhe në Shtutgart të Gjermanisë nga data 16 deri më 23 maj, por të cilën e ka anuluar, ngase më 21 maj 2019 do të mbajë ekspozitën personale në Qendrën Informative Kulturore (KIC).