Arti pamor

Sali Musliu, piktor i mesazheve të dhimbshme kohe

Artisti është pjesë e jetës. Është vetë “arti”e jeta. Ai (artisti), nuk mund të rrijë indiferent ndaj “ngjarjeve” në jetë. Si mund të rrijë i “qetë” ndaj asaj që ka ngjarë në Kosovë në vitet, më 1999? Pra, s’ka krijues që mund ta anashkalojë masakrën e Reçakut e masakra tjera, e cilat e kanë tronditur tërë botën njerëzore shqiptare. Pse jo? Sepse, vetëm artistët e merituar e marrin për obligim për t’i paraqitur vuajtjet e popullit në një zezonë jete lufte.

Edhe Pablo Picaso, piktor i madh i artit, me kohë pati reaguar për muralin e famshëm ndaj bombardimit nazist në qytetin bask, Gernica, më 11 maj të vitit 1937. Në këtë rrugë është nisur edhe Sali Musliun, i cili, i nxitur nga lufta e fundit, ai ka krijuar vepra pikturale që kanë subjekt artistik e të fuqishëm, dëbimin e dhunshëm të popullatës shqiptare nga trojet e veta stërgjyshore.

Këto janë pikturat e tij, të cilat ia ka punuar me përkushtim artiststi gjilanas, Sali Musliu. Ky është Sali Musliu, piktor i mesazheve të dhimbshme. Ai ka krijuar artin “dokumentar” të një kohe të rëndë e të mos-harruar nga të gjithë.

Sali Musliu, piktor, tash gjilanas, lindet më 20 dhjetor të vitit 1966 në Gjilan. Është nga një familje e ardhur nga Livoçi Ultë. Në Gjilan ka kryer shkollimin fillor dhe atë të mesëm. Pas shkollimt, ai tri vjet ka punuar në Kombinatin e Tekstilit “Integj” të këtij qyteti. Por, këtu nuk qëndroi shumë kohë. Ai në moshën fare të “njomë” ka “hyrë” në artin e pikturës. Jo vetëm kjo.

Në vitin 1995/96 regjistrohet në Fakultetin e Arteve në Prishtinë, në degën e pikturë në klasën e profesoir Muslim Mulliqit. Ndërsa, në vitin 1998/2001, Sali Musliu i vazhdoi studimet në Akademinë e Arteve Dusseldorf të Gjermanisë, në klasën e profesorit Konrad Klapheck. Po kështu, më 1999, me propozimin e profesorit K. Klaphck, ai mori titullin “mjeshtër” i artit piktural nga profesori Dr. h. c. Markus Lupertz, rektor i Akademisë së Artit në Dusseldorf.

Dy vite pas (2001), ai përfundoi semestrin e 12 –të me sukses në prani të prof. Konrad Klapheck dhe profesorë të tjerë profesionistë të Akademisë së Artit në Dusseldorf të Gjermanisë.

Sali Musliu është piktor me “nyansa” të thella filozofike e artistike. Arti i tij ka pjesa të “jetës” së tragjedisë së rëndë shqiptare. Ky art i S. Musliut, artikulon aspekte të filozofisë së njeriut tonë. Ai shpreh botën paksa më interseante se krijuesit tjerë. Kjo është faktë. Në veprat pikturale vërehet intenziteti për lloj-llojshmërinë e paraqitjes. Autorit i intereson që veprat e tij artistike të kenë dinamikë, intenzitet e “gjallëri” jete e kohe. Këto janë “kërkesa” e paraqitjes së tij në artin pamor. Për pikturat e Sali Musliut kanë shkruar shumë jo vetëm gazetat tona shqipe këtu në Kosovë, por kanë shkruar edhe gazetat gjermane.

Siç dihet, në vitin 1996, Sali Musliu u gjend në perëndim, në Dusseldorf. Këtu hyri menjëherë në jetën e artistëve të mëdhenj. Ai e “gjeti” vetën për të marrë frymëzime nga artet e huaja. Krijoi piktura që u pëlqyen nga shumë artdashës. –Unë krijoj, shton Sali Musliu, art me dramaticitet. Këtë e arrij me ngjyra, ritëm e dimenzione tjera, që në fund të veprës sime del fataliteti që e kërkoj unë, por e kërkojnë edhe të tjerët. Arti im ësht më afër qenies sime

shqiptare. Unë krijoj piktura për të gjithë njerëzit. Ngjarja e Bllacës më ka prekur shumë, sa që këtë “ngjarje” jam munduar ta paraqes si dëshmi e jetës. Është një art dokumentar reflektues. Pra, unë dua të funksionoj si profesionalist e “mjeshtër” i pikturës. Piktura ime i takon familjes ekspesioniste. Pikturat e mia, në një mënyrë, e imitojnë artin e Dusseldorfit”. Ky krijues “jeton” me artin madhor. Hapat e parë në art, shton Salihu, – hyra si me pahir. Dhe kështu kam persiatur e medituar në lojën “serioze” të vijave e të ngjyrave, të cilat këto më janë ngulitur në shpirt e në mendje time.

Dhe, kur Kosova e vitit 1999 po qante me ato varre masive nga dhuna e makinerisë serbe, kur popullin tim e detyroi të depërtojë i tëri nga ato vatra stërgjyshore, Joshka Fisher, një burrështetas gjerman, paksa me zë të ngjizur, për pamjet nga Kosova, ai ngriti zërin e arsyes e tha kjo është “DEPORTACION”! Kjo ishte e vërtetë.

Piktori i ri gjilanas, Sali Musliu, në ngjyrat dhe kompozicionet e veta ka “rrumbullaksuar” këtë temë mjaft aktuale të kohës sonë. Dhe, Salihu, duke jetuar larg vendlindjes, në një qytet gjerman, ku po bënte shkollën e ngjyrave, i shikonte imazhet e shtëpisë së tij në luftë se si digjej e tëra në flakë. E piktorit Sali, aty brenda, por larg, i digjej shpirti e zemra për trollin, familen, popullin e tij. Dhe kjo “tragjedi” e frymëzoi atë dhe i la këto gjurma këmbësh, duarsh, pamje të karbonizuara, ngjyra të verdha, jeshile, nëse nuk e takojnë diplomantin Fisher sot, e kanë takuar dje.

Këto janë ato frymëzimt e piktorit të ri gjilanas që i mori nga goja e tij. Këto pamje e “imazhe të trishta e kanë ecur botën sa herë që kalvarët e zjarrit kanë shkumuar lëkurat e pëgjakura të ikjes nga shtëpia. Kujtojmë, si asnjë fjalë tjetër më shumë, se fjala Deportacion-i, nuk i përmbledh ato “ngjarje” tragjike të Kosovës në Pranverën e vitit 1999. Deportacioni, tashmë amalgamë banjosh, gjurmë brushe, fije të pëlhurës, (si flokë zhvarrimesh), na thërret fuqishëm në kujtesën tonë. Na thërret kujtesa, të bindur se mes harresës dhe fjaljes, qëndron urtësia dhe mallkimi i Zotit.”

Sali Musliu, në pikturën ikjen nga “Kopshti i Idenit”, na rrëfen në vetën e parë, na lut deri në përulje, deri në dhembje…” Mos u djerësini ftohtë nëse kokrra djersë së ftohtë ju dalin në pamje duarsh a këmbësh, si atëherë në Bllaca…Udhë e mbarë, Njeri i Mirë.!”

Shyqeri Nimani, studjues i artit, për pikturat e Sali Musliu ka shtuar: “Opusi krijues i Sali Musliut pëbëhet nga dy shtigje paralele: një pasqsyron idetë e realizuara me përmasa të vogla, të thuash miniaturale, me ngjyra monkrome neutrale. Janë këto pejsazhe nostalgjike me spektër të gjerë tonesh të bardha, të përhirta dhe të zeza. Këto kompozicione ndërlidhen në formë diptikësh, triptikësh dhe poliptikësh vertikal apo horizontal, duke krijuar tërësi të qarta konceptuale dhe stitlistike. Nga ana tjetrër, janë dhjetra kompozicione pikturale të dimensioneve monumentale, të cilat me intonacione metaforike bartin porostitë artistike të utorit”.

Pra, Sali Musliu është krijues që kijon e zhvillon dy shtresime koloristike: sfondin që e ndërton me ngjyra të zymta për t’i dhënë dominankën trajtave dhe harmonive të ndritshme koloristike. Musliu shtjellon “trajta të ndryshme simbolike gjithandej nëpër tërë sipërfaqet e gjithësisë narrative të përfytyrimeve vizuele” shputat e këmbëve, shtëpitë e shkatërrruara, zjarret, peisazhet e deformuara , gjurmët e predhave etj.

Dhe, lajtmotiv në pikturat e tij janë shputat e këmbëve të multiplikuara me ritëm e dinamik, por edhe me rezonancë të fuqishme të ngjyrave flakëruese, të cilat gjurma nuk do të harrohen kurrë në jetë.

Andaj, cikli i 50 piktrave të Sali Musliut, që është shfaqur nëpër ekspozita të ndryshme, është shfryerje shprtërore që ka për trajtesë sindromin shekullor të dëbimeve të dhunshme të shqiptarëve të Kosovës nga vatrat e trojet e veta të lashta etnike. Veprat e Sali Musliu janë “art” i veçantë. Nga ky art piktural, ai ka bërë emër jo vetëm në Kosovë, por edhe jashta Kosovës. Këto vepra arti të tij gjenden në koleksione private por edhe në institucione të më të mëdha si janë: në Stadtisches Museum Galsenkirchen – Gjermani, por edhe në Galerinë e Arteve në Kosovë. Pas kësaj punë, ai mori shumë shpërblime më të ndryshme.

Gjer më tani, Sali Musliu është paraqitur në 13 ekspozita kolektive nga viti 1993 e gjer më 2005, si në Kosovë, Gjermani e vende tjera. Ndërsa është paraqitur në shtatë ekspozita individuale, nga viti 1993 e gjer më 2006. Nga viti 1997 merr pjesë në ekspozitën kolektive me Shoqatësn e Artisëtve të Gjilanit dhe Shoqatën e Artistëve të Kosovës./Tefik Selimi

You Might Also Like