E di se fjalët janë të tepërta në këto momente.
Por Arzia bashkë me jetën dhe veprën e saj madhështore na obligojnë të themi me zë të lart se Gjilani dhe Kosova humbëm një luftëtare të madhe të pakompromis për të drejtën dhe të vërtetën.
Arzia u lind , u rritë e u bë vajzë e pjekur në shtëpinë dhe farefisin e saj, ku Kombi, Flamuri dhe Atdheu ishin frymë që rrethonte çdo cep. Rezistenca kundër pushtuesit dhe Lufta për Liri ishin aktivitetet e pandërprera të babait Rifat, axhallarëve, vëllezërve dhe kushërinjve të saj.
Si vajzë e njomë ajo ishte krahë për krahë me ta në çdo aktivitet, në çdo veprim si një luftëtare e vërtetë që kauza e lirisë tashmë që nga lindja i ishte bërë pasioni i saj.
Bashkë me vëllezërit Naimin e Afrimin , kushërinjtë Avniun e Agimin dhe të gjithë familjarët tok në kauzën e UÇK-së, bënë atë që pakkush e kishte paramenduar. Përveç luftës në vija të frontit, ishin baza më aktive e UÇK-së brenda qytetit të Gjilanit. E në të njëjtën kohë, vëllai Muameri me kushërinjtë e tjerë në kurbet financonin me të gjitha mjetet fondet e luftës.
Arzia për asnjë çast të vetëm nuk u ndal. As pas përfundimit të Luftës.
Ajo me energjinë e madhe të një të reje energjike, me intelekt të veçantë, parimore dhe e vendosur, tërë potencialin e saj e vuri në angazhimin politik dhe partiak, jo për shkak bindjes ideologjike por për shkak se donte të kanalizonte energjinë e saj në betejën e re prej atdhetareje, pra rindërtimin, zhvillimin dhe përparimin e komunës së Gjilanit dhe me këtë edhe të gjithë Kosovës.
Asnjë aktivitet nuk e zhvilloi në këmbim me page apo privilegje tjera partiake apo pushtetore. E tillë ishte edhe si ansambleiste edhe si aktiviste e gruas dhe nuk u punësua askund deri sa hapi një biznes të vogël familjar me mjete vetanake për të siguruar mirëqenien e saj dhe familje se saj.
Pra shembulli i Arzies është i rrallë dhe për këtë duhet të vras ndërgjegjen e gjithsecilit që ka pasur vendimmarrje pushtetore për të punësuar një kuadër të mirëfilltë intelektual e profesional, meritor dhe me kredibilitet të lartë njerëzor e kombëtar.
Ajo asnjëherë nuk u dorëzua para asnjë sfide. Gjithmonë e buzëqeshur e dashur me kulturë dhe edukatë të lart dhe mbi të gjitha me modestinë unike shembull për të gjithë ne.
Arzia na iku kur ende kishim shumë nevojë për të. Kishte nevojë ende Gjilani, Kosova dhe i gjithë Kombi.
Kishte ende shumë për të dhënë, por vdekja tragjike indërpreurrugëtimin e saj për të na lënë zbrazëtinë e madhe që nuk mbushet dot.
Për të na lënë me kujtimet e veçanta dhe gjurmët e saj janë tëprekshme në çdo të arritur të qytetit të Gjilanit me rrethinë.
Ajo sot po ndahet nga ne, por emri saj bashkë me veprat e mëdha të sajjanë gjurmë të pashlyeshme në të tashmen dhe të ardhmen e komunës sonë dhe më gjerë.
E paharrueshme jeta dhe vepra e saj e shkurtër por me shume përmbajtje!
Qoftë i përjetshëm kujtimi për ty Arzie!
I lehtë të qofte dheu i Kosovës që bëre aq shumë për të!