Pas përkeqësimit të situatës me pandemin COVID 19, ne sot mbajtëm takimin e këshillit emergjent.
Edhe pse kanë kaluar katër muaj që po përballemi me Coronavirus, komuna jonë fatmirësisht nuk ka asnjë rast të infektuar.
Kjo do të thotë që të gjithë ju, ju keni përmbajtë udhëzimeve dhe keni treguar kujdes.
Por, meqë ditëve të fundit po kem shumë rritje të madhe të numrit të infektuarve, unë do kërkojë nga ju kujdes më të shtuar.
Sipas OBSH-së dhe ekspertëve të mjekësisë, duket që ne edhe për një kohë të gjatë, do të bashkëjetojmë me virusin COVID 19 andaj duhet të kemi kujdes.
Përveq që duhet të kufizojmë lëvizjet tona, janë tri gjëra të thjeshta por shumë të rëndësishme që duhet ti praktikojmë dhe zbatojmë.
-Mbani maskë sa herë që keni nevojë të lëvizni jashtë shtëpisë së juaj,
-Mbane distancën sociale ku do që gjendeni dhe shmanguni përshëndetjeve me dorë dhe
-Pastroni duar me ujë dhe shampon.
Pra kujdesi ndaj vetes është mbrojtje e familjes, kombit dhe gjithë njerëzimit.
Zoti ju bekoftë dhe ju dhasht shëndet kudo që gjendeni.