Futboll

Balaj ia solli 14.500 euro në bastore

Goli i Balajt në ballafaqim me Maqedoninë, i shënuar në minutën e parafundit të ndeshjes, përpos që i solli fitoren Shqipërisë, tej mase ka gëzuar edhe një qytetar nga Bosnja e Hercegovina.

Një qytetar i Çitlukut (Hercegovinë) ka fituar 29.000 marka konvertibile  (rreth 14.500 euro) edhe atë duke iu falënderuar fitores së Shqipërisë. Ai këtë të hënë kishte qëlluar 20 ndeshje dhe më shumë se askush tjetër në ankth po e priste vazhdimin e ndeshjes së ndërprerë. Është interesant se ai kishte deponuar vetëm një markë konvertibile (50 cent), por doli që ishte fatlum.

Ndeshja Shqipëri – Maqedoni ishte ndërprerë pranë rezultatit 1:1 në minutën 76, shkaku i rrebeshit të shiut mbi Shkodër. Ajo ka vazhduar të nesërmen, kurse Shqipëria ia doli të shënojë edhe njëherë dhe korri fitore.

You Might Also Like