Futboll

Edhe Liga e Parë ka derbin lokal

 

Çfarë thonë në KF Kika

Të dielën me 24 shkurt, KF Kika e fillon sezonin pranveror në Ligën e Parë, ku do të përballet me skuadrën e Bashkimit nga Koretini.
Skuadra e jonë në këtë ndeshje hyn më së e motivuar se kurrë, pasi të gjithë lojtarët janë të gatshëm për lojë dhe në një formë të mirë. 
Po ashtu motiv shtesë është terreni vendas që do të luajmë para tifozëve tanë, para tifozërisë së flakët që gjithmonë na ka përkrahur #UltrasLUANËT.
Prandaj, të dielën prej orës 13:00, mos planifikoni të shkoni askund, sepse të gjitha rrugët duhet t’iu dërgojnë në fushën e fshatit tonë në Hogosht, që ta përkrahni klubin tonë.

Kapiteni Durim Biqkaj: Tri pikë do të mbesin në Hogosht, do të vdesim në fushë për t’ia dhuruar fitoren Ultras “Luanëve”

Kapiteni i KF Kikës, Durim Biqkaj, ka dhënë një intervistë tejet motivuese para ndeshjes së dielës ku klubi i ynë e zhvillon ndaj Bashkimit.
Më poshtë mund ta lexoni intervistën e plotë të kapitenit tonë Durim Biqkaj.

“Jemi të gatshëm dhe të motivuar maksimalisht për këtë ndeshje. Për mua është ndeshje e rëndësishme pasi që është derbi lokal e dihet që në derbi duhet të luftosh për çdo top, për çdo centimetër të fushës për të dalë në fund kokën lartë si fitues. Ne jemi të përgatitur maksimalisht për stinorin pranveror, pasi kemi pasur një fazë përgatitore shumë të mirë duke iu falënderuar trajnerëve Hetem Sogojeva dhe Bujar Vraniqit, për punën profesionale që po e bëjnë. Shpresojmë shumë që këtë ndeshje do ta fitojmë dhe ta hapim sezonin pranveror me fitore.

Për fund e falënderoj shumë ushtrinë tonë të quajtur “Ultras Luanët”, që po na përkrahin çdo ditë në stërvitje para derbit dhe përkrahja e “Luanëve” do e këtë fjalën kryesore edhe të dielën dhe i premtoj atyre që do të vdesim në fushë për t’ia dhuruar fitoren, pasi ju jeni motivi kryesor i ynë dhe i klubit.

Të dielën nuk ka arsye për të munguar askush, pasi fitorja apo tri pikë do të mbesin në Hogosht, aty ky është tradita e futbollit”.

 

Çfarë thonë në KF Bashkimi

Të dielën, sezonin e rij pranveror e fillojmë më 24.02.2019 ora:13:00 në Hogosht. E nisim në mënyrën më të mirë, përball ekipit lokal Kika.

Nga djemtë e ekipit kërkojmë angazhim, djersë për fanellën e Bashkimit, dashuri për sportin e bukur të futbollit dhe klubin tonë të zemrës që nga minuta e parë e deri tek vërshëllima e fundit e gjyqtarit. Ne besojmë tek ju e nuk do ju lëm vetëm as edhe një herë.

Të dielën, nisja për Hogosht bëhet në mënyr të organizuar në ora12:00 te fusha e Koretinit, udhëtimi për tifoz është falas me agjensionin turistik “Dalina” me pronar: z.Baki Jonuzi nga Koretini, të cilin e falenderojm përzemersisht.

You Might Also Like