Futboll

Balaj: Përkundër lodhjes jemi gati për ndeshjen e nesërme

Nesër, Klubi FC DRITA do të përballet me FC Ferizajin në ndeshjen e xhiros së 10-të në Superligën e Kosovës.
Një ditë para këtij takimi futbollisti Liridon Balaj tha se përkundër lodhjes janë gati për ndeshjen e nesërme.
” Nga ndeshja e nesërme presim t’i marrim tre pikët e ardhëshme. Deri tani jam shumë i lumtur te FC DRITA shpresojmë që të vazhdojmë kështu dhe të shkojmë ndeshje pas ndeshje “, deklaroi Balaj.
Ndeshja FC DRITA:FC Ferizaj zhvillohet nesër, e Dielë në orën 13:00 në Stadiumin ndihmës – Te rrethi.

You Might Also Like