Futboll

Drita sërish e pafat

Drita ka pësuar edhe një humbje me rezultat minimal, kësaj radhe në ballafaqim me Llapin në Podujevë. Ish- lojtari i Dritës, Florim Bërbatovci ka shënuar për ekipin vendas në minutën 40. Drita edhe kësaj radhe pati paraqitje të mirë dhe pati rasti ideal që të barazojë rezultatin pasi që për ekipin gjilanas u dha një penalti. Kësaj radhe përgjegjësinë për të gjuajtur nga pika e bardhë e mori braziliani Gilberto Fortunato, por ai gjuajti mbi portë dhe Dritës i iku një pikë nga dora.

You Might Also Like