Futboll

Ballkani – Drita dhe  Dardana – Vllaznia ndeshjet shkuan në vazhdime, ja kush u kualifikua

Ndeshja ndërmjet Ballkanit dhe Dritës, e cilësuar si ndeshja kryesore e xhiros së dytë të Kupës së Kosovës, ka shkuar në vazhdime, pasi që në kohën e rregullt është mbyllur me rezultat të barabartë 1:1.

Kanë qenë gjilanasit të parët që kanë kaluar në pjesën e parë të ndeshjes, kurse suharekasit kanë barazuar në pjesën e dytë.

Në vazhdime, Ballkani ka ngelur me një lojtar më pak në fushë, pasi që nga loja është larguar boshnjaku Kuq.

Në vazhdime rezultati nuk ka ndryshuar, andaj janë dhënë penaltitë. Pas ekzekutimeve nga dënimi më i rëndë, më të mirë ishin Ballkani dhe kaluan në raundin e tretë të garave për kupë.

 

Edhe ndeshja tjetër, Dardana – Vllaznia ka shkuar në vazhdime, ngase koha e rregullt ka përfunduar me rezultat të barabartë 3:3. Në  vazhdime kamenicasit arritën që të shënojnë edhe një gol dhe me meritë kaluan në raundin e tretë të garave për Kupën e Kosovës në futboll.

You Might Also Like