Pjesëloja e parë ndërmjet Ballkanit dhe Gjilanit është mbyllur me rezultat të barabartë 0:0.
Është kjo një ndeshje veçanërisht e rëndësishme për Ballkanin, i cili po lufton me Dritën dhe Prishtinën për titullin e kampionit, derisa Gjilani është pozicionuar në pozitën e katërt, pa ndonjë ambicie për dalje në Evropë dhe i parrezikuar për të rënë nga liga.
Rastin më të mirë në pjesën e parë e ka patur Ballkani nëpërmjet Bajram Jashanicës në minutën 40, por që gol të sigurt ka shpëtuar gardiani Enea Koliqi.
Pjesa e parë është mbyllur pa gola 0:0