Futboll

Ballkani-Gjilani nuk mund të luhet as në mesjavë, ja arsyja

 

Federata e Futbollit e Kosovës mori vendim për t’i shtyrë ndeshjet e xhiros së 12-të në kampionatin elitar të futbollit kosovar, pasi që disa nga qytetet kryesore të vendit janë futur në karantinë për shkak të shtimit të rasteve me “COVID-19”, raporton Gazetasheshi.com.

Ndeshjet e vikendit u shtynë për në mesjavë, mirëpo një takim nuk do të zhvillohet as në javën e ardhshme.

Fjala është për takimin ndërmjet Ballkanit dhe Gjilanit, i cili nuk do të zhvillohet në mesjavë, pasi që  disa futbollistë të këtyre ekipeve janë të angazhuar te Kosova U21.

Madje, futbollisti i Ballkanit, Mirlind Daku është i ftuar në ndeshjet e ekipit A të Kosovës.

Për datën e kësaj ndeshje organet kompente do të vendosin më vonë.

You Might Also Like