Kamenicë

Banorët e Karaçevës së Poshtme kërkojnë që zona e kufirit të trajtohet me seriozitet

Kosova e Serbia vazhdojnë luftën diplomatike, ndërkohë që një ndër problemet që kanë mbetur kaherë është edhe ai i kufirit në pjesën e Karaçevës së Poshtme që nga viti 2001 e këtej,  ku sipas  kryetarit të Bashkësisë Lokale Karaçevë e Poshtme, Selver Lenjanit, Serbia edhe më tej mëton të shkëpus një pjesë të këtij territori e që sipas tij i përket fshatit të tij të lindjes.

Ai thotë se për Serbinë nuk kanë vlejtur gjë dokumentet zyrtare, të cilat bashkëfshatarët e tij i posedojnë, por siç shprehet ai do t’i dalin zot kësaj toke, ngase ata nuk kanë tokë për të falur.

“Ne nuk kemi pretendime t’i marrim asgjë dikujt, por as nuk duam që t’ia falim tokën tonë dikujt”, thotë Selver Lenjani, që shton se kanë harta gjeografike, fizike e pedologjike, por edhe harta të ngastrave kadastrale si dëshmi e të cilat Serbia e Aleksandër Vuqiqit po mundohet që t’i falsifikoj, duke mëtuar që të shkëput rrugën e asfaltuar prej kthesës së Novosellës deri në hyrje të fshatit Karaçevë e që është arteria kryesore e banorëve rezidentë të brezit kufitar.

Ai vazhdon të derdh kritika edhe në adresë të institucioneve të Kosovës, atyre të kaluara, por edhe të tashmes që nuk po e ngrisin zërin në këtë çështje, derisa shton se e di shumë mirë se përse Serbia është e interesuar për këtë territor, që është i pasur me minerale të ndryshme. Lenjani ka falënderuar organet e sigurisë, që patrullojnë këndejpari dhe mbetet me shpresë se edhe kjo pjesë do të trajtohet dhe do t ruhet territori i Kosovës./kryelajmi.com/.

You Might Also Like