Gjilan

Banorët e Livoçit të Epërm votojnë për projektin e parkut në lagjen e Muhaxherëve

Në kuadër të Buxhetimit me Pjesëmarrje- Lagjja jote, vendimi yt, ka vazhduar procesi i votimit të njërit nga projektet e propozuara nga banorët e fshatit Livoç i Epërm.
Në procesin e votimit në shkollën “Vatra e Diturisë”, ishin drejtoresha e Administratës, Arbenita Sopi Haziri, ai i Shërbimeve Publike, Kushtrim Ibrahimi dhe zyrtarë të tjerë.
Banorët kanë vendosur që të realizohet projekti i parkut në lagjen e Muhaxherëve.

You Might Also Like