Gjilan

Fillojnë punimet në rregullimin e rrugëve në fshatin Haxhaj

Fillojnë punimet në rregullimin e rrugëve në fshatin Haxhaj

Gjilan, 17 tetor 2022 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka bërë të ditur se kanë filluar punimet në rregullimin e rrugëve në fshatin Haxhaj.

Gjatë vizitës në këtë fshat, kreu i Gjilanit ka njoftuar se vlera e këtij projek​ti është mbi 111 mijë euro.

“Kanë nisur këto ditë punimet për ndërtimin dhe asfaltimin e rrugëve ne fshatin Haxhaj në gjatësi 877 metra. Projekti në vlerë 111,660.51 zgjidh problemin e kahmotshëm të banorëve. Po punojmë në çdo cep të komunës!”, ka thënë kryetari Hyseni.

You Might Also Like